Meta: Berisha mohon realitetin për qëllime elektorale
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi dje që Parlamenti të diskutojë dhe miratojë me urgjencë një plan kombëtar antikrizë.
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, tha se kjo krizë është konfirmuar, jo vetëm nga Banka e Shqipërisë, por edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe nga institucione të tjera ndërkombëtare. "Por, këtë realitet nuk e njeh vetëm Kryeministri Berisha dhe qeveria e tij, për arsyen e vetme se janë të detyruar të vazhdojnë me premtime dhe mashtrime vetëm për qëllime elektorale", nënvizoi Meta. "Deklaratat e përfaqësuesit të FMN-së se rritja ekonomike për Shqipërinë për këtë vit parashikohet të jetë 0 deri në 1 për qind, po kështu edhe konstatimet e tjera se rënia e vlerës së lekut, rënia e eksporteve, papunësia në rritje dhe rënia e besimit të konsumatorëve janë tregues të një realiteti ekonomik, të cilin vetëm Berisha nuk do ta shikojë dhe ta pranojë", vijoi Meta, duke shtuar se është përgjegjësi kryesor për këtë situatë ku ndodhet vendi dhe për mungesën e reagimit dhe të masave nga ana e qeverisë për të përballuar krizën. Ndaj, theksoi Meta, LSI kërkon që Parlamenti të diskutojë urgjentisht një plan kombëtar antikrizë, në mënyrë që pasojat sociale dhe ekonomike të kësaj krize që ka përfshirë vendin tonë dhe që po thellohet çdo ditë, të mos jenë të pakontrollueshme për qytetarët e vendit dhe për ekonominë tonë kombëtare. Ndër të tjera, kreu i LSI-së vuri në dukje se është domosdoshmëri që masat antikrizë duhet të synojnë në mbështetjen e qytetarëve me të ardhura më të ulëta me asistencë, në mbështetjen e industrive që prodhojnë për eksport, për të garantuar nivelin aktual të punësimit, që po cenohet, në rritjen e besimit të biznesit për investime, kryesisht në drejtim të prodhimit vendas, si dhe në rivlerësimin e investimeve publike dhe kontrollin e shpenzimeve. Qeveria duhet të ketë parasysh se përballimi i krizës dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit janë shumë herë më të rëndësishme sesa shpenzimet e saj për qëllime elektorale. Prandaj, duhet të reagojë me përgjegjshmëri sa më shpejt, në mënyrë që efektet e kësaj krize të mos rëndojnë më tej mbi qytetarët e vendit dhe përpara se të jetë vonë.