Kapen shtatë klandestinë afganë në Kombinat
Shtatë afganë, të cilët i ka ndjekur fati i keq deri në Shqipëri, kanë përfunduar në polici për kalim të paligjshëm të kufirit. Pavarësisht se ata kanë paguar nga 7 mijë euro për rrugë, do të deportohen në vendin e tyre. Sipas policisë kryeqytetase, dje janë kapur në Kombinat shtatë shtetas afganë të moshave 15 deri në 23 vjeç. Ata ishin nisur nga Afganistani në kohë të ndryshme dhe kishin paguar 7 mijë dollarë secili për të shkuar në Greqi. Por policia vendase i ka kapur dhe autoritetet greke kishin marrë vendim për deportim. Pas këtij vendimi, afganët kanë arritur që fshehurazi të hipin në një kamion me targa të Turqisë me destinacion Italinë, por shoferi i kamionit i ka pikasur dhe i ka zbritur me forcë nga kamioni në autostradën Tiranë-Durrës. Shtatë të rinjtë kanë filluar të ecnin në këmbë, pa ditur se ku po shkonin deri sa kanë përfunduar në duart e policisë shqiptare në periferi të Tiranës.