Milo: Qeveria po sillet si regjimi komunist
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, u shpreh dje se deklarimi i përfaqësuesit të FMN-së për krizën ekonomike rrëzoi premtimet e gënjeshtërta të Kryeministrit Berisha.
"Me seriozitetin dhe përgjegjësinë që e karakterizon këtë institucion financiar ndërkombëtar u deklarua se rritja ekonomike do të jetë 0-1 për qind, një situatë që do të krahasohet me gjendjen katastrofale të vitit 1991 në Shqipëri. FMN sugjeron që të mos ngrihen as pagat dhe as pensionet", u shpreh Milo. Sipas tij, në vend që të reflektojë për këtë të ardhme shumë të zymtë të ekonomisë shqiptare, ministri i Financave, me porosi të shefit të vet, nxitoi të kundërshtojë deklaratat dhe sugjerimet e FMN-së, duke na kujtuar sjelljen politike të regjimit komunist në fund të viteve ‘80.