E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vuante nga depresioni, hidhet nga ballkoni 34 vjeçarja

Një 34- vjeçare, e cila vuante prej kohësh nga depresioni, ka gjetur vdekjen duke u rrëzuar nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Pas rënies në tokë, 34- vjeçarja megjithë plagët e rënda dhe hematomat ka qenë ende gjallë por megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mjekëve të spitalit për ti shpëtuar jetën, kjo ka qenë e pamundur dhe vajza ka ndërruar jetë në spital. Irma Rushiti, 34- vjeçarja e lindur në Durrës dhe banuese në plazh, është rrezuar nga kati i katër i apartamentit ku banonte me familjen. Pasi ka dalë në ballkon, ajo ka humbur kontrollin e vetvetes dhe ka përfunduar në trotuarin e pallatit. Mjekët thanë se Rushti nuk kishte asnjë lloj mundësie për të jetuar, pasi kishte dëmtime të rënda në kafkë dhe në tru, ndërsa kishte pësuar edhe thyerje të gjymtyrëve. Nga hetimet e para thuhet se Rushiti, e cila ishte edhe invalide vuante nga depresioni dhe kjo mund të jetë bërë shkak për të shkuar drejt një vetëvrasjeje. Grupi hetimor, pasi ka marrë edhe të gjitha deponimet nga familjarët lidhur me gjendjen e mëparshme të viktimës ka përjashtuar çdo mundësi aksidenti dhe ka konkluduar se Rushiti vuante nga depresioni pasi ishte invalide dhe jetonte në shtëpi në kushte të vështira gjë që mund ta kenë çuar në një gjendje të rëndë psikike, duke arritur të kryejë vetëvrasjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›