E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, veteranë dhe ish ushtarakë protestojnë para prefekturës

Rreth 500 veteranë të luftës, ish oficerë në lirim, pensionistë dhe pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, kanë protestuar paraditen e djeshme përpara godinës së prefekturës. Në tekstin e protestës që është lexuar, ashtu edhe nga deklarimet që kanë bërë, tubuesit kanë bashkuar zërin e tyre për ti bërë apel qeverisë, që të mos luajë me këto kategori të shoqërisë, që kanë sakrifikuar për këtë vend. Veteranët e LANCL dhe pjesëtarët e familjeve të dëshmorëve, ushtarakët në pension dhe lirim, sindikata e pensionistëve kanë protestuar për shkeljen e të drejtave të miratuara me ligj për: Vendimi i Kuvendit të Shqipërisë  nr. 7874 datë 17.11. 1994 dhe nr. 7669, 20.01. 1993 Veteranët e luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptarë dhe invalidët e luftës të përjashtohen nga taksat direkte. Sipas tyre, në kundërshtim me shkeljet flagrante, pa abroguar ligjet e mësipërme, po detyrohen të paguajnë taksën e TV, të pastrimit dhe të banesës. Sipas kryetarit të Komitetit të Veteranëve të Luftës z. Muharrem Veshi, veprime të tilla përbëjnë shpërdorim detyre, shkelje të drejtave të njeriut nga ana e vetë qeverisë, që i ka miratuar ato ligje. Flagrante e konsiderojnë edhe tkurrjen padrejtësisht të përfitimit të shpërblimit, për familjet e dëshmorëve dhe bllokimin e kërkesave të paraqitura dhe të miratuara nga organet e ngarkuara. Shumë veteranëve të luftës, u është njohur statusi me vendim gjyqësor, por ato nuk po zbatohen padrejtësisht, duke u mohuar një të drejtë të njohur me vendim gjyqi dhe për bllokimin e kërkesave dhe të dokumenteve përkatëse të depozituara në komisionin përkatës pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Për zvarritjen dhe moszbatimin e vendimit të marrë nga ana e gjykatës kushtetuese, për shpërblimin suplementar të ushtarakëve në pension dhe në lirim. Ata kërkojnë gjithashtu që përkrah pensionit të bëhet indeksimi i statusit të veteranëve dhe invalidëve të luftës mbi bazën e inflacionit, që për një kohë të gjatë u mohohet me pa të drejtë. Dhe së fundi ata kanë kërkuar që të miratohet statusi për moshën e tretë si dhe tu jepen falas kartat identitetit veteranëve dhe invalidëve të luftës. Në të kundërt ata kanë kërcënuar se nuk do të marrin pjesë në votime.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›