Si të mbroheni nga kafshimet e gjarprit dhe insekteve në piknike
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Një ftesë e gjelbër josh me mijëra njerëz për t i shpëtuar zhegut përcëllues. Por teksa natyra shpalos hiret e saj relaksuese, nuk duhet harruar se bashkë me kënaqësitë ofron edhe “surpriza” të tjera... Fushimi në gjirin e natyrës, mbart edhe rreziqet e aventurës tropikale.
Me ardhjen e stinës së nxehtë, rreziku i helmimeve të lloj-llojshme shtohet së tepërmi. Përveç rrezikut të helmimeve ushqimore, paraqiten edhe rreziqe të tjera helmimesh, kryesisht nga pickimi i insekteve dhe i gjarprit. Toksikologu Zihni Sulaj këshillon fermerët, që të përdorin këpucët me qafa ose çizmet dhe t i kenë këmbët të mbuluara mirë me pantallona. Të jenë të kujdesshëm dhe të shikojnë terrenin se ku e hedhin këmbën. Kjo porosi vlen jo vetëm për banorët e fshatrave, por edhe për ata të qyteteve kur dalin për piknik, qoftë në fshat, qoftë edhe në ambiente të tjera të gjelbëruara, në periferi dhe në mes të qyteteve.
Akrepa edhe në barërat e parqeve
Megjithëse barërat në qytet korren nga punëtorët e gjelbërimit, qytetarët nuk janë të mbrojtur 100% nga përballja me zvarranikun e rrezikshëm, akrepin, por edhe me gjarprin. Ata nuk duhet të ecin me mendimin: “Këtu nuk ka rreziqe, se ja sa pranë është asfalti”, pasi kjo mungesë vigjilence është precedent rreziku, sidomos në parqe të mëdhenj, ku nuk arrin të shkelet nga këmba e njeriut çdo pëllëmbë e tyre. Për këtë arsye është e udhës të ecet në ato rrugina të shkelura shpesh dhe ku toka është thuajse e zhveshur, në vend se t i bihet për shkurt me barërave të lartë, të padepërtueshëm nga syri.
Shkundni rrobat dhe këpucët që keni hequr
Ndërsa nëpër fshatra, bujqit duhet t i djegin barërat e këqija dhe sidomos kur ato rriten në oborret apo kopshtet e shtëpive. Kur shtrihen për të dremitur nëpër lëndina apo pyje dhe pasi kanë hequr këpucët, gjithnjë para se t i veshin, duhet t i kontrollojnë dhe t i shkundin. Të njëjtën gjë të bëjnë me rrobat që kanë hequr- kapelet, mbulesat apo shtrojet e tjrera. Këto këshilla vlejnë edhe për qytetarët kur dalin në piknik: Rreziku më i madh është gjarpri dhe merimanga e zezë (“ e thirrur “vejusha”) si dhe akrepi.
Fëmijët larg manaferrave dhe grerëzave
Por rrezik të dukshëm paraqesin disa herë edhe insekte të tjera. Prindërit të mbajnë larg gëmushave dhe ferrnajave fëmijët që joshen sidomos për manaferra”, thotë toksikologu. Gjithashtu, dëshira për të arritur lule të rralla pylli, duhet të mos kapërcejë kujdesin për mbikqyrjen e terrenit. Gjatë kohës që drekojnë në natyrë, familjarët, por edhe punëtorët e bujqësisë, duhet të bëjnë kujdes se mos pas ushqimit janë ngjitur insekte, të cilat, nëse nuk shikohen, shkaktojnë pickime shumë të rënda në gjuhë etj. Gjithashtu, të mos lejohen fëmijët, të lëvizin vendit gurë sapo zaje paksa të mëdhenj, pasi ndodh që poshtë tyre “flenë” tinzarët. Vendi përreth gjatë piknikut duhet mbajtur sa më pastër, pasi mbetjet e ushqimeve tërheqin grerëzat.
Spërkatja e pemëve, jo në orët e vapës
Ndërkaq bujqit, por edhe amatorët e pemëtarisë e të lulëtarisë në qytete, të mbajnë doreza dhe maska kur përdorin pesticidet apo lëndë të tjera kimike për spërkatje të pemëve dhe jo vetëm kaq, por ta bëjnë spërkatjen ose në orët e para të mëngjesit, ose në orët e mbrëmjes, kur shkalla e avullimit është më e vogël..
Fermerët, kujdes me ambalazhet e helmeve
Dr. Zihni Sulaj vëren se popullata sidomos në fshat, ka mungesë të madhe ndërgjegjësimi për rreziqet që kanosen nga përdorimi i gabuar i kimikateve. Ata nuk u japin rëndësi dhe nuk dinë t i lexojnë etiketat, gjithashtu, ripërdorin ambalazhet e lëndëve helmuese, në vend se t i izolojnë dhe t i hedhin në vende të përshtatshme që nuk përbëjnë rrezik për fëmijët. Zakonisht, nuk i mbajnë në ambalazhe oirigjinale ilaçet e bimësisë, të cilat duhet të kenë edhe etiketa që të jenë të pangatërrueshme, sikurse ka ndodhur, e ku viktima kanë qenë sidomos fëmijët.
Pesticidet në kanale, domatet dhe qumështi, të helmuara
Fermerët i derdhin pesticidet vend e pa vend, ose nëpër kanale, duke rrezikuar jetët e familjeve të tyre. Shefi i Toksikolgjisë kujton se kjo sjellje e pakujdesshme është një ndër shkaqet kryesore të helmimeve. Pesticidet duke depërtuar në tokë, ndotin bashkë me të, ujërat e saj dhe për rrjedhim, bimët marrin ushqim të helmuar. Ky helm kalon tek kafshët dhe njerëzit që janë konsumatorë të prodhimeve të tokës.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008