Partizani kundër “Shiroki” dhe Vllaznia kundër “Koper”
Autori i Lajmit: red.
Partizani, nënkampioni i Shqipërisë, do të përballet në turin e parë të Kupës UEFA me skuadrën “Shiroki Brijeg”, nën kampione e Bosnje-Hercegovinës, ndërsa Vllaznia me skuadrën sllovene “Koper”. Partizani do të ndeshet me “Shiroki Brijeg” në 17 korrik në Bosnje, ndërsa takimi i kthimit do të luhet në datën 31 korrik Skuadra boshnjake është e njohur për futbollin shqiptar, pasi eliminoi Teutën në turin e parë të sezonit 2005-2006. Durrsakët fituan ndeshjen e parë në “Niko Dovana” 3-1, por humbën dy javë më pas në Bosnje me rezultatin e pastër 3-0. “Shiroki” është krijuar dy vjet pas ekipit të Partizanit, që daton në vitin 1946. Skuadra boshnjake është tri herë kampione e Premier Ligës (2004, 2006, 2007) dhe katër trofe si kampione e Ligës së Parë boshnjake (1994, 1995, 1996, 1998). Bilanci i Partizanit në Evropë është 41 ndeshje, 8 fitore, 6 barazime dhe 27 humbje.
Koper - Vllaznia
Në kupën UEFA, Vllaznia ka si kundërshtare skuadrën sllovene “Koper”, e cila sezonin e kaluar u rendit e dyta në kampionatin vendas. Bilanci i Vllaznisë në Europë është 28 ndeshje, 8 fitore, 1 barazim dhe 19 humbje. FC Koper është themeluar në vitin 1955. Ndeshja e parë do të luhet në Slloveni (17 korrik), ndërsa ajo e kthimit në Shkodër (22 korrik).
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008