E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa kushton një banesë në Tiranë e bregdet

Autori i Lajmit: red.
Blerja e një banese apo çdo ndërtimi tjetër si garazh apo dyqan ka një çmim reference në tatime, çka nënkupton vlerën minimale që duhet t i paguash shtetit. Nëpërmjet këtyre vlerave të përcaktuara nga shteti nënkuptohen edhe çmimet reale të tregut të ndërtimeve.
Në rast se ke ndër mend të blesh një banesë apo çfarëdo ndërtimi tjetër, duhet të konsultohesh për vlerën që i njeh shteti, pasi duhet të paguash edhe tatimin. Kjo nënkupton një kontratë të rregullt blerjeje, ndryshe banesa nuk pajiset me akt pronësie, sipas vlerave të përcaktuara nga shteti. Blerja e një banese kushton vërtet shumë. Politika e tatimeve ka pasur si rregull nxjerrjen e shitjeve mesatare të tregut të ndërtimeve në të gjithë vendin, çka nënkupton edhe çmimet mesatare për të blerë një banesë në treg.
Ndërtimet e reja në Tiranë
Që nga 1 janari i këtij viti janë përcaktuar vlerat në treg për efekt të pagimit të taksave për shtetin. Shitja e një banese do të shoqërohet edhe me pagimin e taksës prej 10 për qind të diferencës midis blerjes së parë dhe blerjes së dytë. Në Minibashkinë numër 1, në Tiranë do të duhet të paguash 80 mijë lekë për një metër katror, në qendër të minibashkisë dhe rreth 62 mijë lekë në periferi të saj. Në Minibashkinë numër 2 duhet të paguash 152 mijë lekë për një metër katror në qendër të minibashkisë, 109 mijë lekë më në periferi dhe 97 mijë lekë pak më larg qendrës së minibashkisë. Minibashkia numër 3 ka vlera që llogariten nga 61 mijë lekë deri në 63 mijë lekë për një metër. Situata është e ngjashme edhe në Minibashkinë numër 4. Në minibashkinë numër 5, ku bën pjesë qendra e Tiranës, janë vlerat më të larta, ku afër zonës së ish-Bllokut vlerat minimale për një metër katror janë 152 mijë lekë dhe pak më larg saj vlerat janë 122 mijë lekë, 79 mijë lekë dhe 73 mijë lekë. Minibashkia numër 6 ka një vlerë unike prej 61 mijë lekësh. Minibashkia numër 7 ka katër zona vlerash, ku në qendër të saj vlera minimale e një metri katror banese është 110 mijë lekë dhe pak më larg saj vlera radhiten 109 mijë lekë, 85 mijë lekë dhe 63 mijë lekë. Minibashkia numër 9 ka një vlerë minimale prej 95 mijë lekësh për metër katror në qendër të saj dhe më pas janë edhe dy vlera të tjera, përkatësish 77 mijë lekë dhe 63 mijë lekë. Minibashkia 10 ka vlera nga 122 mijë lekë në 116 mijë lekë dhe 110 mijë lekë për një metër katror. Minibashkia numër 11 ka vlera nga 79 mijë lekë, 67 mijë lekë e deri 61 mijë lekë për një metër katror. Janë përcaktuar edhe vlera minimale për komunat rreth Tiranës, ku në Farkë vlera është 73 mijë për një metër katror, Komuna Dajt ka një vlerë prej 61 mijë lekësh për një metër katror, Komuna Kashar 48 mijë lekë dhe komunat e tjera kanë një vlerë prej afërsisht 36 mijë lekësh për një metër katror.
Dyqanet, zyrat, parkimet dhe ndërtimet e vjetra
Çmimi për një metër katror ndërtim për dyqane mallrash apo shërbimesh është 2 herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit sipas zonave në Tiranë. Çmimi për një metër katror ndërtim për garazh të mbuluar është 70 për qind e çmimit të sipërfaqeve së apartamenteve të banimit sipas zonave në Tiranë. Çmimi për një metër katror ndërtim zyra është i njëjtë me çmimin e apartamenteve për në Tiranë. Çmimi një metër katror ndërtim për parkim i hapur është 30 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas zonave në Tiranë dhe për ndërtesat e privatizuara me Ligjin nr.7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, i ndryshuar, çmimi për metër katrorë është 70 për qind e çmimit sipas zonave të tabelës.

Taksa për shtetin dhe përjashtimet

Çdo blerje apo shitje duhet të shoqërohet me kontratë, ndryshe nuk ndihet pronësia mbi ndërtimin si dhe shteti do të marrë 10 për qind të vlerës së diferencës së fundit kur është shitur ndërtimi. Kontrata duhet të shprehë sipërfaqen në metër katror të pasurisë, çmimin për metër katror dhe vlerën e saj. Kontrata duhet të jetë e shoqëruar me hartën, planimetrinë dhe dokumentet e tjera, që shërbejnë për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme. Në rastet kur individi kalon pronësinë, për herë të dytë e në vazhdim, për efekt të llogaritjes së fitimit kapital të realizuar do të merret diferenca midis vlerës së shitjes dhe vlerës së blerjes e përcaktuar në kontratën paraardhëse. Nga ky rregull përjashtohen ndërtesat e vjetra si dhe ato që janë ndarë me vendim të qeverisë për të pastrehët apo ndonjë pjese tjetër.

Tabela e çmimeve minimale të shitjes së ndërtesave për Tiranën

NR. ZONAT SIPAS HARTËS BASHKËNGJITUR Çmimet minimale të shitjes për efekt fiskal (lek/m2) viti 2008

1. 1/1 79 300
2. 1/2 61 000
3. 2/1 152 500
4. 2/2 109 800
5. 2/3 97 600
6. 2/4 61 000
7. 3/1 63 440
8. 3/2 61 000
9. 4/1 61 000
10. 4/2 61 000
11. 5/1 152 500
12. 5/2 122 000
13. 5/3 79 300
14. 5/4 73 200
15. 6 61 000
16. 7/1 109 800
17. 7/2 109 800
18. 7/3 85 400
19. 7/4 63 440
20. 8/1 95 160
21. 8/2 76 860
22. 8/3 63 440
23. 9/1 122 000
24. 9/2 103 700
25. 9/3 73 200
26. 10/1 122 000
27. 10/2 115 900
28. 10/3 109 800
29. 11/1 79 300
30. 11/2 67 100
31. 11/3 61 000
32. Komuna Farkë 73 200
33. Komuna Dajt 61 000
34.
35. Komuna Kashar
Komunat e tjera 48 800
36 600
36. Dyqanet Dyfish më tepër
37. Garazhet 70 % të zonës
38. Zyrat Vlerë të zonës
39. Parkim i hapur 30 % të zonës
40 Ndërtimet para 90 70 % të zonës

Ky lajm është publikuar: 07/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›