E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si të eliminoni pasojat e dehidratimit prej diarresë

Autori i Lajmit: red.
Vjellja dhe diarreja janë simptoma të shpeshta të cilat mund të shfaqen në suaza të më shumë sëmundjeve. Shkaku më i shpeshtë janë gabimet kualitative dhe kuantitative në ushqim. Zvjerdhja e hershme ose kalimi në ushqim të përzier mund të jetë shkaku për vjellje dhe diarre. Në disa raste, vjellja është si rezultat i alergjisë ndaj qumështit të lopës. Dhënia e ushqimit që nuk përgjigjet për moshën, ushqim i yndyrshëm ose i infektuar gjithashtu mund të jetë shkak për vjellje e ndjekur me diarre. Kjo ndodh më shpesh gjatë muajve të verës. Infeksionet akute të zorrëve, të shkaktuara nga bakteret dhe viruset gjithashtu shkaktojnë vjellje dhe diarre, të cilat transmetohen lehtë nga fëmija në fëmijë. Në raste të tilla është e rëndësishme të izolohen të sëmurët. Vjellje dhe diarre mund të paraqitet si fenomen shoqërues gjatë infeksionit të veshit, infeksionit urinar ose gjatë problemeve tjera. Vjellje karakteristike haset te stenoza e pilorit (anomali e lindur, te e cila është prezent ngushtim te dalja nga lukthi). Paraqitet më shpesh te foshnjat meshkuj diku pas ditës së 15-20 pas lindjes. Vjellja ndodh menjëherë pas pirjes gji, dhe ka karakterin e “shatërvanit” që, nga dita në ditë përforcohet, ndërsa fëmija mbetet i uritur dhe humb në peshë. Jashtëqitjet janë të pakta dhe të errëta. Kjo sëmundje sot përcaktohet me ekzanimim ultrasonografik dhe shërohet me operacion. Duhet të bëhet dallim mes vjelljes së vërtetë dhe gromësirës, që shfaqet te foshnjat pas pirjes gji. Kjo mund të jetë e shoqëruar me vjelljen e sasisë së vogël të qumështit. Kjo është dukuri normale.
Ndonjëherë të vjellat dhe diarreja mund të jenë ngjitëse, në varësi nga sëmundja që i ka shkaktuar. A tregojnë vjellja dhe diarreja se bëhet fjalë për sëmundje serioze? Më shpesh shfaqen si fenomen kalues dhe nuk bëhet fjalë për sëmundje serioze. Më rrallë mund të ndodh të dehidratohen, i cili kërcënon jetën e fëmijës, sidomos te foshnjat e vogla. Në disa raste, vjellja dhe diarreja sugjerojnë për prezencë të sëmundjeve serioze, që duhet të diagnostikohen. Shumica e sëmundjeve që manifestohen me vjellje dhe diarre, janë të lehta dhe reagojnë mirë në terapi të rëndomtë.

Rreziku më i madh, dehidratimi
Rreziku më i madh gjatë diarresë së rëndë është dehidratimi – humbje e ujit nga organizmi. Foshnjat e vogla mund të dehidratojnë shpejt. Nëse fëmija ka diarre, menjëherë duhet filluar me dhënien e lëngjeve. Për këtë sëmundje, më e rëndësishme është sa do të pijë, se, sa do të hajë. Më mirë është t i jepet tretje orale elektrolite (siç është Neliti), i cili është special i formuluar për foshnja dhe fëmijë të vegjël. Nuk duhet të jepen lëngje frutash ose pije të ëmbla, sidomos foshnjave të vogla. Fëmijëve më të mëdhënj që pranojnë ushqim solid u jepen banane, oriz pilaf, drithëra të ziera, molla dhe mish të zier. Duhet të vazhdohet me dhënien gji ose me qumështin nga formula (nëse është në ushqim artificial), me përjashtim nëse e ndalon mjeku. Mes ushqimeve duhet të jepen lengje të kthejllëta.

Shenjat për dehidratim janë
Etje ekstreme
Urinon pak (rrallë dhe me sasi të vogla të urinës). Normalisht, shumica e foshnjave janë “të lagura deri në fyt” gjatë çdo ndërrimi (më së paku 6 herë gjatë ditës).
Letargji dhe polgështi
Sytë janë të gropuara, nuk ka lot
Buzët janë të thata,
Lëkura duket e rrudhur

Kur të drejtoheni te mjeku?
Kontaktoni me mjekun tuaj nëse është prezente kjo që vijon:

Diarre dhe vjellje që nuk reagojnë në terapi
Nëse janë prezente shenjat e dehidrimit
Nëse bëhet fjalë për inflamacion të veshit
Nëse fëmija ankohet në vështirësi gjatë urinimit.
Nëse jashtëqitjet janë me gjak
Nëse temperatura reziston ose nëse është prezent shqetësim ekstrem.

Të vjellat
Shumica e vjelljeve, nëse trajtohen siç duhet, ndërpriten pas 8-12 orësh. Nëse fëmija vjell, duhet të jepet tretje elektrolite në sasi të vogla, një lugë kafeje në çdo pesë minuta. Sasia zmadhohet gradualisht në varshmëri nga toleranca. Nëse fëmija nuk vjell pas 8-12 orë futet ushqim solid. Foshnjave u jepet ujë orizi. Fëmijëve më të mëdhenj oriz pilaf, keke ose bukë të rreshkur. Qumështi futet nëse foshnja nuk vjell 12-24 orë.
Mjekësi popullore
Parandalimi i diarresë me ushqime banane, oriz, pilaf dhe drithëra me mollë

Diarreja shoqërohet me dhimbje barku. Dhimbjet dhe spazmat e barkut kanë dhe mjekimin e tyre popullor. Për diarre flitet, kur heqja e barkut është më e shpeshtë se tre herë në ditë. Kur ajo zgjat deri në disa ditë flitet për diarre akute, nëse ajo zgjat më tepër kemi të bëjmë me diarre kronike. Shpesh shoqërohet me të vjella.
Manaferra
Mjekët sugjerojnë që për përgatitjen e mjekimit, të merren 100 gramë gjethe dhe majë lastarësh të manaferrës, të pastrohen, shtypen dhe vendosen të zihen në 1 litër ujë. Lëngu i fituar pihet nga një gotë para buke.
Lëngu i frutave
Po kështu, një tjetër kurë popullore për diarrenë është edhe lëngu i frutave. Për përgatitjen e tij nevojiten 150-200 gramë fruta, që duhen zjerë me 250 ml verë. Nga lëngu i fituar pihet nga një filxhan kafeje e ngrohtë.
Mendra dhe Kamomili
Një tjetër kurë është dhe ajo e përgatitur nga 50 gramë mendra dhe 50 gramë kamomil, të cilat përzihen. Nga përzierja merren tri lugë gjelle dhe vendosen në 500 ml ujë të valuar. Mbyllen për dy orë dhe pihen. Para buke nuk duhet të ëmbëlsohen, ndërsa pas buke duhet ta ëmbëlsoni çajin. Për dhimbjet e barkut dhe spazmat, kur duket se janë të forta, përdoren 3-4 thelpinj hudhre të shtypura imët, që vendosen më pas në 100 ml raki të fortë rrushi. Kjo masë pihet disa herë kur ndiejmë dhimbjet, derisa ato të ndalen. Ata që janë prekur nga diarreja dhe që pranojnë ushqim solid, duhet të hanë banane, oriz pilaf, drithëra të ziera, mollë dhe mish të zier.
Karrotat
Karrota, po ashtu, është perim i pazëvendësueshëm për shëndetin e njeriut. Ajo rregullon tretjen në lukth, duke aktivizuar qelizat parietale të tij, e njëkohësisht rrit peristaltikën e zorrëve, por ndërkohë është efikas te diarrea.
Çaj nga kokrrat e trëndafilit
Çaji i përftuar nga kokrrat e trëndafilit përdoret në rastet kur sëmundjet janë të shoqëruara me diarre. Shtatë deri tetë kokrra të copëtuara të trëndafilit zihen për 10 minuta. Ky çaj përdoret 2 herë në ditë nga një gotë.
Mersina
Edhe mersina është e mirë për të kuruar diarrenë. 15 deri 30 gjethe të copëtuara mersine hidhen në një litër ujë dhe lihen të valojnë për 5 minuta. Pasi ziejnë lihen të mbuluara për 15 minuta. Kjo masë pihet e ëmbëlsuar nga 4 deri 6 lugë gjelle në ditë.

Pastrimi nga helmimet me anë të ushqimit
Helmimi me ushqim ndodh për shkak se njeriu kalon bashkë me ushqimin edhe substancat kimike helmuese ose mikroorganizmat. Në varësi të llojit të helmimit, ka shumë lloje shërimesh. Gjithmonë duhet kërkuar ndihma e parë. Megjithatë, mjekët trajtojnë çdo rast të helmimit me ushqim në përputhje me llojin, substancën dhe sasinë e ushqimit të helmuar që është ngrënë, natyrisht nëse dihet. Ky shërim kryesisht kryhet me disa lloje purgativësh agresivë, duke nxitur të vjellat, duke bërë detoksikimin, me hemokatarzë, duke pastruar lukthin dhe traktin intestinal si dhe duke pirë antidodin ose kundërhelmin adekuat dhe ilaeçe pas përmirësimit, kur trajtimi është kryer menjëherë dhe varësisht nga suksesi i tij. Nëse i helmuari nuk mund të trajtohet nga mjeku, atëherë ai duhet të nxitet të vjellë menjëherë. Kur helmimi me ushqim ndodh në vise të nxehta dhe në stinën e nxehtë, atëherë helmi përhapet shpejt në sistemin e individit më anë të qarkullimit të gjakut dhe shpërndahet nëpër vena e arterie për të arritur më në fund në zemër.
Pra, gjaku është medium që e bart helmin deri te zemra dhe në pjesë të paprekura të trupit.Viktima e helmimit me ushqim duhet të shpejtojë për ta nxjerrë nga turpi sa me shpejt toksinën vdekjeprurëse, e sidomos me anë të lëshimit të gjakut, sepse ky proces do ta nxjerrë jashtë gjakun e helmuar dhe bashkë me të edhe pjesën më madhe të helmit, i cili tashmë ka depërtuar në qarkullimin e gjakut. Nëse zbatimi i këtij procesi kryhet me sukses dhe pastrimi bëhet më shpejt, helmi nuk do të shkaktojë pasoja fare ose fare pak.
Në këtë kuptim, helmi do të nxirret plotësisht ose do të pengohet veprimi i tij i mëtejshëm.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›