Meta: Biberaj-Topalli një debat absurd

>Ilir Meta takon anëtarët e Komisionit Parlamentar të Çështjeve Europiane të Bullgarisë
Çështja Biberaj ka qenë refreni i ditës për të gjithë opozitën shqiptare por edhe për LSI. Ditën e djeshme edhe kreu i LSI, Ilir Meta ka reaguar ndaj vendimit absurd të kryetares së Parlamentit për largimin e Biberajt nga delegacioni shqiptar në KE. Në deklaratën e tij për mediat Ilir Meta tha se, konflikti mes zotit Biberaj dhe kryeparlamentares Topalli është një debat absurd, i cili nuk është më një çështje e problemeve që mund të jenë brenda Partisë Demokratike, por është kthyer në një problem të raporteve të Shqipërisë me Këshillin e Evropës dhe Asamblenë Parlamentare. Sipas Metës, askush nuk duhet të cenojë personalitetin dhe dinjitetin e raporteve të vendit me institucionet ndërkombëtare. Nuk e kuptoj se si mund të anashkalohen të gjitha procedurat parlamentare dhe sesi në mënyrë arbitrare të zëvendësohet një përfaqësues i miratuar nga Parlamenti, thjesht me një nënshkrim të Kryetares, tha Meta. Meta gjatë prononcimit të tij theksoi se nuk është hera e parë që shkelen procedurat parlamentare, gjë që nuk ndihmon as Parlamentin të funksionojë më mirë, por që për fat të keq, në rastin konkret, krijon dhe një problem imazhi për vendin tonë. Gjatë ditës së djeshme kreu i LSI dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar të Integrimit, z.Ilir Meta u takua dje në ambientet e Kryesisë së Kuvendit me deputetë të Komisionit Parlamentar të Çështjeve Evropiane të Bullgarisë. Nën drejtimin e Kryetarit të komisionit, z.Ilir Meta, anëtarët e Komisionit parlamentar të Integrimit diskutuan me delegacionin bullgar lidhur me marrëdhëniet politike mes dy vendeve, sidomos për ato çështje që kanë të bëjnë me integrimin evropian, si dhe me shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve. Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Komisionit të Integrimit, z.Meta shprehu kënaqësinë për takimin me delegacionin e Parlamentit të Bullgarisë si dhe theksoi nevojën për të mësuar më shumë nga përvoja e Bullgarisë. Më tej Meta foli edhe për integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike, proces për të cilin tha se ka një konsensus të gjerë, pavarësisht se realizimi i reformave dhe i standardeve nuk është i lehtë. Gjithsesi, tha Meta, të gjithë aktorët politikë kontribuojnë në procesin e integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, pavarësisht nga dallimet që ekziston për mënyrën se si duhen realizuar reforma të ndryshme. Nga ana e tyre, anëtarët e delegacionit të Parlamentit të Bullgarisë, përveçse shprehën kënaqësinë për takimin e zhvilluar dhe nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve, vunë theksin në nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, sidomos përsa i përket marrëdhënieve ekonomike. Në përfundim të takimit lideri i LSI-së z.Meta dha një deklaratë për mediat duke cilësuar se, në takimin me delegacionin e çështjeve evropiane të Bullgarisë u diskutua lidhur me ecurinë shumë të mirë të marrëdhënieve politike mes dy vendeve, me interesat e përbashkëta të dy vendeve dhe në veçanti me shkëmbimin e përvojave përsa i takon integrimit evropian, ku dihet që Bullgaria është tashmë anëtare e këtij Unioni. Dhe, besoj se do të jetë një eksperiencë shumë e dobishme vazhdimi i bashkëpunimit me Komisionet europiane të Bullgarisë.