Partitë opozitare në bllok kundër shkarkimit të Biberajt
>Opozita kundër metodave të dyshes Berisha-Topalli
Shkarkimi i Biberajt ka ngjallur reagime të forta nga spektri politik i majtë dhe i djathtë në Shqipëri. Nëse në gjirin e së djathtës ka pasur reagime vetëm nga eksponentë brenda PD, e majta ka reaguar gjitha në bllok kundër këtij shkarkimi. Të majtët kanë reaguar ndaj kërkesës së Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli drejtuar Asamblesë të Këshillit të Evropës, duke kërkuar që Biberaj të mos të largohet nga posti i zëvendës presidentit të KE. Opozita shqiptare e ka quajtur një turp të radhës, duke u shprehur njëzëri kundër këtij veprimi të ulët të kryetares Topalli. Sipas tyre kloni Berisha-Topalli ka ndërmarrë një luftë të ashpër kundër institucioneve,duke paraqitur një imazh të dobët në hapat e integrimit të Shqipërisë. Partitë opozitare kanë reaguar dje për shkarkimin e zëvendës presidentit të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PSD, Diana Çuli, tha dje gjatë një konference për shtyp, në Selinë e PSD, se, shkarkimi nga detyra i deputetit Aleksandër Biberaj si kryetar i delegacionit shqiptar në KE dhe zëvendës president i Asamblesë së Këshillit të Evropës, siç u shprehën vetë zyrtarët e lartë të këtij institucioni, është shkelje e standardeve demokratike. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili gjatë një prononcimi për mediat, pohoi se, na vjen keq për një debat absurd që është hapur, i cili nuk është më një çështje e problemeve që mund të jenë brenda Partisë Demokratike, por që është kthyer në një problem të raporteve të Shqipërisë me Këshillin e Evropës dhe Asamblenë Parlamentare. Sipas Metës, askush nuk duhet të cenojë personalitetin dhe dinjitetin e raporteve të vendit me institucionet ndërkombëtare. Më tej një tjetër reagim ka ardhur nga Mimi Kodheli ku tha se, sot, kur na ndajnë edhe 153 ditë nga fundi i kësaj epoke, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli na treguan edhe një herë se do të mbeten deri në fund udhëheqësit që nuk meritojmë, politikanët që nuk na duhen, njerëzit që për interesat e përfitimet e tyre personale dhe larjen e hesapeve të tyre klanore sakrifikojnë çdo interes të vendit e të qytetarëve pa dallim. Pas 153 ditësh të keqqeverisurit përditë e më të shumtë të këtij vendi, te të gjitha moshave e aneve të Shqipërisë, do të bëjmë realitet ndryshimin e madh dhe ndarjen me të keqen që mishëron pushteti i sotëm i Sali Berishës e Jozefina Topallit. Të cilët, duke na turpëruar te gjithëve ne sytë e mbare Evropës, na dhanë sot një tjetër arsye për tu bere bashke, në emër të një politike te re qytetaresh për te ardhmen kundër një politike te vjetër politikanesh për te shkuarën, u shpreh zëdhënësja e PS-se, Mimi Kodheli. Një qëndrim të ashpër kanë patur edhe socialdemokratët, të cilët e quajtën këtë kërkesë skandalin e radhës të mazhorancës aktuale. Maxhoranca qeverisëse vazhdon me skandalin e radhës. Urdhri i kryetares së kuvendit për shkarkimin nga detyra të Biberajt është një shkelje e standardeve demokratike, u shpreh Diana Culi, e PSD-se.