Meta: Dështimi i zgjedhjeve rrezikon demokracinë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi dje se zgjedhjet e qershorit janë të rëndësishme, por në rast të dështimit të tyre, atëherë ka dështuar demokracia. Meta, në një intervistë për "Zërin e Amerikës", u shpreh se shpërndarja e kartave të identitetit është një proces i rëndësishëm për këto zgjedhje dhe situata ku jemi sot është rezultat i zvarritjeve që kanë ndodhur me miratimin e Kodit Zgjedhor. "Dështimi i zgjedhjeve të 28 qershorit do të ishte një dështim i madh për demokracinë shqiptare, por do të ishte dhe një dështim për investimin që NATO dhe SHBA bën në Shqipëri, që mbështetën aspiratën e popullit shqiptar për t‘u anëtarësuar në Aleancën e Atlantikut", u shpreh Meta gjatë kësaj interviste.
Ai theksoi se procesi i shpërndarjes së kartave është i vështirë dhe më e vështirë sidomos për 730 mijë zgjedhësit që të vetmen mundësi për të votuar kanë marrjen e kësaj karte.
"Kjo çështje mbetet një çështje tepër shqetësuese, pasi nuk ka një pozicion të qartë, as të vetë qeverisë, por duhet të ketë një pozicion të qartë dhe përgjegjësi të opozitës. Ne kemi qenë të qartë. Që në janar, kemi bërë të qartë se qeveria duhet të bënte lehtësira dhe duhet të jepte falas kartat, për disa shtresa të caktuara dhe lehtësira për disa të tjera", tha ai.
Meta fajësoi qeverinë, e cila këtë proces dhe element të rëndësishëm të zgjedhjeve e ka kthyer në një lojë politike. Ai përmendi ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar në Shqipëri për të zgjidhur situatën. "Duhet urgjentisht, si qeveria, si opozita, të ulen së bashku me OSBE-ODIHR, që janë institucioni ndërkombëtar që certifikon standardin e zgjedhjeve, për t‘i dhënë një zgjidhje përpara se të shkojmë te një krizë zgjedhore dhe, për fat të keq, ne kemi pasur një krizë zgjedhore në zgjedhjet vendore të përgjithshme të vitit 2007", shtoi kreu i LSI-së.
Sa i përket bashkëpunimit paszgjedhor mes LSI-së dhe PS-së, Meta u shpreh se partia që drejton është e vendosur që këtë bashkëpunim ta kërkojë me partitë e majta. Ai shtoi se sistemi zgjedhor imponon bashkëpunimin mes partive për të krijuar qeverinë. "Unë kam bërë të qartë që, në rast se LSI dhe koalicioni që ne përfaqësojmë nuk arrin të kenë një shumicë të tyren, që ne do ta dëshironim, atëherë padyshim që ne shohim krejtësisht të mundshme një aleancë me Partinë Socialiste. Zoti Rama nuk ka dëshirë t‘i japë përgjigje pyetjes që në rast se ai nuk arrin të ketë shumicën i vetëm, me kë do të bëjë koalicion. Kjo është një çështje e tij, nuk është një problem i yni", u shpreh Meta.