Wisner: Zgjedhjet, gur prove për anëtarësimin në BE
Gjatë takimit me Presidentin Bamir Topi, diplomati amerikan, Frank Wisner, u shpreh dje se Shqipëria duhet të realizojë zgjedhje sipas standardeve perëndimore më 28 qershor, sepse kjo do të shërbejë si gur prove për konsolidimin e demokracisë shqiptare dhe për proceset e mëtejshme integruese në BE. Ai vlerësoi arritjet e vendit tonë në proceset integruese si në drejtim të reformave të rëndësishme të ndërmarra në drejtësi, reforma zgjedhore, lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, konsolidimi i shtetit të së drejtës, etj. Më pas, ai theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte një hap i madh që e rendit vendin tonë si një partner të rëndësishëm përkrah vendeve të tjera anëtare të NATO-s.