Meta: “Dështimi i zgjedhjeve të 28 qershorit, dështim për demokracinë”
Kreu i LSI-së e konsideron çështjen e kartave lojë politike, që po minon procesin. Meta: “Qeveria, opozita dhe OSBE-ODIHR-i duhet të ndërhyjnë për të gjetur zgjidhje”
Dështimi i zgjedhjeve të 28 qershorit do të ishte një dështim i madh për demokracinë shqiptare, por do të ishte dhe një dështim për investimin që NATO-ja dhe SHBA-të bënë në Shqipëri, që mbështetën aspiratën e popullit shqiptar për t’u anëtarësuar në Aleancën e Atlantikut. Kështu shprehet kreu i LSI-së, Ilir Meta, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku ai flet dhe për vizitën që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zoti Meta, 28 qershori po afron dhe në Shqipëri janë nxehur debatet elektorale, madje dhe debatet dhe lidhur me çështjen e sigurimit të letërnjoftimeve për qytetarët. Opozita socialiste akuzon shumicën në pushtet se është e vonuar në këtë proces dhe se s’po i jep falas karta. Cili është komenti juaj?
Ne na vjen keq që në Shqipëri ka një debat të fortë dhe real për sa i takon një elementi të këtyre zgjedhjeve, të çdo lloj zgjedhjeve në një vend demokratik, aq më tepër në një vend që është anëtar i NATO-s, sikurse është Shqipëria sot, që ka të bëjë me garantimin e së drejtës për të votuar të çdo qytetari shqiptar. Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim kemi kërkuar prej kohësh miratim e Kodit Elektoral, që duhet të ishte miratuar që përpara samitit të Bukureshtit, se ka qenë një kërkesë e Aleancës, pikërisht për të pasur më shumë kohë, për të realizuar të gjithë veprimet e tjera, që nga çështja e kartave dhe gjithë infrastrukturës për të pasur zgjedhje të ndershme dhe të lira. Sot shohim me shumë shqetësim se zvarritjet e Kodit Elektoral, mospërgatitja dhe shtyrjet e herëpashershme nga ana e qeverisë të veprimeve për të filluar në kohë Kartat e Identitetit, kanë sjellë në këtë moment, ku ka një shqetësim madhor që ka të bëjë me rrezikun e pamundësisë, për qindra e mijëra qytetarëve që nuk kanë pasaportë, por që e kanë dhe shumë të vështirë, për të mos thënë të pamundur, për t’u pajisur me Kartë Identiteti.
Pse është e vështirë?
Po sepse bëhet fjalë, të paktën, sipas shifrave zyrtare, për gati 700 mijë qytetarë shqiptarë, të cilët nuk kanë pasaporta, pra që kanë si alternativë të vetme marrjen e Kartave të Identitetit. Po të kemi parasysh, kanë mbetur më pak se sa tre muaj, janë gati dy muaj kohë, kur dihet që fillon edhe fushata. Kjo çështje mbetet një çështje tepër shqetësuese, pasi nuk ka një pozicion të qartë, as të vetë qeverisë, por duhet të ketë një pozicion të qartë dhe përgjegjësi të opozitës. Ne kemi qenë të qartë. Që në janar kemi bërë të qartë që qeveria duhet të bënte lehtësira dhe duhet të jepte falas kartat, për disa shtresa të caktuara, dhe lehtësira për disa të tjera. Qeveria, është për të ardhur keq, e ka kthyer në një lojë politike. Shkon zoti Berisha takon komunitetin rom dhe si dhuratë shpall që do të japë karta falas. Ndërkohë, pak më vonë bën diçka tjetër. Dhe, kjo po kthehet në një lojë politike, e cila rrezikon të gjithë kredibilitetin e procesit. Pra, duhet urgjentisht, si qeveria, si opozita, të ulen së bashku me OSBE-ODIHR, që janë institucioni ndërkombëtar që certifikon standardin e zgjedhjeve, për t’i dhënë një zgjidhje përpara se të shkojmë tek një krizë zgjedhore dhe, për fat të keq, ne kemi pasur një krizë zgjedhore në zgjedhjet vendore të përgjithshme të vitit 2007. Dështimi i zgjedhjeve të 28 qershorit do të ishte një dështim i madh demokracinë shqiptare. Por, për fat të keq, do të ishte dhe një përgjegjësi më e madhe se sa kaq, sepse do të ishte edhe një dështim edhe për investimin që bëri NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mbështetur fuqimisht aspiratën e popullit shqiptar për të qenë vend anëtar i NATO-s. Njëkohësisht, do të na vononte shumë në raport me Bashkimin Europian, sepse sinjalet për këtë kanë ardhur shumë qartë.
Ju jeni në SHBA për të shprehur shqetësimet lidhur me zhvillimin e procesit zgjedhor, në një kohë që Shqipëria u pranua në NATO, në një aleancë vlerash, një aleancë politike ushtarake. Si shpjegohet që politika në Shqipëri ende nuk mund t’i zgjidhë brenda për brenda çështjet, por duhet të kërkojë ndihmën e ndërkombëtarëve?
Ne na vjen keq që jemi ende në këtë fazë por, në fund të fundit, këtu jemi dhe është më e rëndësishme që problemet e identifikuara t’i zgjidhim tani, qoftë edhe duke kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara, NATO-s, si të Bashkimit Europian, apo të OSBE/ODHIR-it, dhe të mos i dështojmë zgjedhjet. Kjo është shumë e rëndësishme. Por, kjo nuk është më pak e rëndësishme se kush e kishte fajin, e kishte fajin Berisha, e kishte fajin Rama, e kishte fajin Meta, sepse kjo do të jetë një kosto që do ta vuajë populli shqiptar, në aspiratat e tij për t’iu bashkuar unionit europian. Por, të mos harrojmë që jemi dhe në një situatë krize ekonomike globale dhe problemet e demokracisë në Shqipëri, problemet e zgjedhjeve në Shqipëri, po të kemi parasysh që krizat sa vijnë dhe i afrohen edhe Shqipërisë dhe janë pjesë e realitetit tonë, ashtu sikurse gjithë Europës Lindore, mund të ketë implikime dhe pasoja krejtësisht të padëshirueshme. Ndaj unë jam në Shtetet e Bashkuara për të zhvilluar takime të rëndësishme me Departamentin e Shtetit, me përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë, të Kongresit dhe të shoqërisë civile, për të shprehur mirënjohjen për atë që Shtetet e Bashkuara bënë, për pranimin e Shqipërisë në NATO por, njëkohësisht, edhe për të ndarë disa shqetësime që mendoj se është më mirë t’i ndajmë tani, se sa më pas, pasi Shqipëria dhe populli shqiptar meritojnë që kenë zgjedhje të ndershme dhe të lira. Dhe, njëkohësisht, duhet të tregojmë më shumë përgjegjësi tani që jemi dhe vend anëtar i NATO-s.
16 Prill 2009