E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Do garantojmë strehim dhe punësim për fëmijët jetimë

 

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta takoi dje në Ditën Kombëtare të Jetimëve, fëmijë jetimë nga e gjithë Shqipëria, të mbledhur në një festë të organizuar posaçërisht për to. Duke i përshëndetur sot fëmijët jetimë në Ditën Kombëtare të tyre, Meta u shpreh se “në këtë ditë shumë të rëndësishme jo vetëm për ju, por për të gjithë shoqërinë tonë, e cila duhet të jetë shumë herë më e ndjeshme sesa sot, jo vetëm për fatin tuaj por dhe për vetë perspektivën e një shoqërie, e cila nuk  mundet të ecë përpara nëse nuk është njerëzore, nëse nuk është sociale dhe nuk tregon vëmendje në radhë të parë ndaj fëmijëve jetim. Unë personalisht nuk është se vij këtu për arsye të karakterit politik, unë kam qenë gjithnjë pranë jetimëve. Kur kam qenë Kryeministër, tha kreu i LSI, asnjëherë nuk e kam bërë Vitin e Ri, pa e festuar një herë me jetimët dhe kam qenë vazhdimisht në marrëdhënie të hapura dhe bashkëpunuese me Shoqatën Kombëtare të Jetimëve, por edhe me grupe, fondacione dhe shoqata që kanë mbështetur jetimët. Unë dua të siguroj, që do bëj gjithçka që është e mundur, pasi mundësitë janë pafund kur ekziston vullneti i shtetit dhe i Qeverisë për të lehtësuar jetën tuaj, për të krijuar të gjitha mundësitë për t’u arsimuar dhe për t’u shkolluar në mënyrë të denjë, për të pasur mundësi për t’u punësuar dhe njëkohësisht për strehim që ngelet një problem kyç, i cili nuk mund të zgjidhet pa marrë përsipër shteti dhe Qeveria kredi me interesa të ulëta dhe afatgjata, në mënyrë që secili të ketë mundësi të krijojë familjen e  tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›