Vret veten, iu largua vajza me të dashurin
21/05/2009 Një shtetas 63-vjeçar qëlloi veten me armë gjahu
Para ngjarjes e bija minorene i tha se do të jetonte me një djalë
SKRAPAR- Nuk ka mundur të pranojë dot faktin se vajza është larguar nga banesa me të dashurin dhe në gjendje depresioni i ka dhënë fund jetës duke u vetëqëlluar me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Flloq të rrethit të Skraparit. Dilaver GJ, banor i këtij fshati mësohet t’i ketë dhënë fund jetës me një armë gjahu. Informacioni për ngjarjen ka mbërritur në komisariatin e policisë Çorovodë rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme dhe grupi i ekspertëve ka udhëtuar menjëherë drejt vendit të ngjarjes. Nga konstatimet e para është mësuar se 63-vjeçari është gjetur i vrarë në dhomën e gjumit. Kanë qenë familjarët, të cilët kanë gjetur të pajetë kryefamiljarin dhe të alarmuar kanë kërkuar ndihmën e policisë. Nga hetimet e para dhe marrja në pyetje e familjarëve është mësuar se viktima i dha fund jetës në një moment depresioni. Vajza e tij nxënëse në vitin e tretë në gjimnazin e Çorovodës mësohet se ish larguar nga banesa disa ditë më parë me të dashurin e saj. Ajo kish pasur një lidhje me një djalë nga Çorovoda për të cilën ishin vënë në dijeni dhe familjarët. Por, 63-vjeçari mësohet se nuk e kishte pranuar këtë lidhje për shkak të moshës ende të re të vajzës. Pas disa debatesh mes tyre vajza kish vendosur të largohej nga banesa me të dashurin e saj, gjë të cilën babai i saj nuk e ka miratuar. Ajo është nisur për në shkollë ditën e djeshme dhe nuk është rikthyer më në banesën e saj duke njoftuar familjarët se do të jetonte me të dashurin. Në një gjendje depresioni për largimin e vajzës nga shtëpia babai mësohet se i dha fund jetës mbrëmjen e djeshme.