E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në aksident 6-vjeçari, u përfshi nga makina

21/05/2009  Po shkonte për në shkollë

ELBASAN- Vdes i mituri, i cili u përplas në mesditë nga një automjet në Unazën e qytetit të Elbasanit. Fëmija 6-vjeçar bashkë me një grup fëmijësh ka qenë duke dalë nga tuneli që të çon në Belebej kur është përfshirë nga një automjet I llojit Golf. I mituri me inicialet N. B. me banim në lagjen “Emin Matraxhiu” ka përfunduar nën rrota dhe për pasojë është dëmtuar mjaft rëndë nga përplasja. Menjëherë ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por s’ka mundur të jetojë vetëm për pak momente dhe më pas ka gjetur vdekjen. Policia e mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka fiksuar provat në vendin e ngjarjes. Një grup hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. Nga verifikimet e para rezulton se fëmija dyshohet të ketë dalë menjëherë në rrugë, pasi nuk janë regjistruar frenime. Gjithsesi përfundimi i hetimeve pritet të sjellë edhe rezultatet mbi shkakun e aksidentit fatal. Policia jep alarmin mbi rrezikshmërinë e këtij segmenti. Dalja e menjëhershme nga tuneli e bën mjaft të vështirë si për drejtuesit e mjeteve që nuk kanë fushë pamje ashtu edhe për kalimtarët. në pjesën tjetër të tunelit nën hekurudhë jetojnë mjaft familje dhe duhet të gjendet patjetër një zgjidhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›