Sherr në lokal, polici i burgut kërcënon me armë kushëririn
21/05/2009 Arrestohet për tentativë vrasjeje
DEVOLL- Një grindje banale mes një grupi shokësh, për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit, ka bërë që të vihet nën pranga punonjësi i burgut të Korçës. Nga burime policore mësohet se I. S., 34 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Cangonj të rrethit Devoll, u arrestua ditën e mërkurë rreth orës 03.30 minuta, pasi gjatë një sherri kishte nxjerrë pistoletën duke kërcënuar kushëririn e tij se do të vriste. Ndërkaq polici, ka pretenduar nga ana e tij, se nuk kishte pasur si qëllim tentativën për vrasje, por kishte synuar të vendoste rregull, pasi personat që ndodheshin në të njëjtën tavolinë me të, kishin filluar të rriheshin me njëri-tjetrin. Nga deklarimet e personave në vendin e ngjarjes mësohet se, punonjësi i policisë së burgut Korçë, kushëriri i tij dhe tre persona të tjerë ishin ulur në të njëjtën tavolinë, ku kishin qëndruar për një kohë të gjatë, duke konsumuar alkool. Pikërisht në një çast të tillë, kur pothuajse ishin të dehur, kishte nisur një sherr mes tyre. Pas kësaj mes personave të të njëjtës tavolinë kishte plasur sherri dhe dhuna fizike mes tyre. Pikërisht në këtë kohë, polici i burgut të Korçës ka nxjerrë pistoletën duke ia drejtuar kushëririt të tij, Andri Hoxhës, si për të vendosur rregull, por ky i fundit e denoncoi atë për tentativë vrasjeje.