E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja: Liberalizim i shpejtë vizash

 

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos tha dje gjatë një vizite në Tiranë se Madridi mbështet Tiranën zyrtare për liberalizimin e vizave. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin Basha, Moratinos tha se shumë shtete janë në favor të liberalizimit të vizave. “Ndër fushat e tjera, natyrisht ajo që prek më shumë dëshirat dhe aspiratat e qytetarëve shqiptarë është ajo e liberalizimit të vizave, të cilën Spanja do ta përkrahë dhe do të lehtësojë konsensusin evropian për liberalizimin e vizave, në mënyrë që regjimi i lirë i vizave të bëhet realitet sa më shpejt”. Ndërsa ministri Basha tha se “Falënderova Spanjën, Ministrin e Jashtëm për ndihmën e jashtëzakonshme që Spanja jep dhe për kontributin e saj në procesin e liberalizimit të vizave, duke e informuar atë për arritjet e Shqipërisë në përmbushjen e pikave të udhërrëfyesit”. Gjatë ditës së djeshme, Ministri i Jashtëm spanjoll u takua edhe me Kryeministrin Sali Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›