Shfrytëzoi shqiptaret në Itali, arrestohet 28-vjeçari
BERAT - Policia e Beratit arrestoi dy net më parë një 28-vjeçar, i cili ishte në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi drejtësia italiane e kishte dënuar atë me 13 vjet burg.
Sipas policisë, Kadri Balla, banues në lagjen “Kushtrimi” të qytetit, është ndaluar me fletë-arrestin e firmosur nga prokuroria e Beratit. Kjo e fundit kishte marrë aktin përkatës nga Prokuroria e Përgjithshme. Arrestimi i Ballës është kryer pas mesnate, rreth orës 01.00 në banesën e tij. Sipas policisë, 28-vjeçari është i dënuar në mungesë në Itali për trafik prostitucioni. Disa vajza shqiptare e kishin denoncuar atë në drejtësinë italiane për shfrytëzim dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Prokuroria e Beratit bëri të ditur se kjo çështje është duke u hetuar dhe se nuk përjashtohet mundësia që të kryhen të tjera arrestime, po në Berat, të personave të cilët kanë qenë pjesë e këtij rrjeti të trafikut të femrave përtej detit. Balla kishte vetëm pak muaj që ishte larguar nga Italia, pasi ai kishte mësuar masën e dënimit që kishte marrë atje. Për t’i shpëtuar këtij dënimi u rikthye sërish në Berat. Por Prokuroria e Përgjithshme i kishte kërkuar asaj të Beratit arrestimin e Ballës, pas një shkresë zyrtare të ardhur nga pala italiane, e cila kërkonte prangosjen e 28-vjeçarit. d.xh