Radhe te stergjata per t'u pajisur me karta identiteti
Rinis shperndarja e kuponeve ne zyrat postare, minibashkite, si hapi i pare i aplikimit per karte identiteti. Ne diten e dyte te aplikimeve, radhet e gjata kane perfshire te gjitha zyrat ku shperndahen kupone. Qytetaret kane pritur madje me ore te tera, me shpresen se do t'u therritet emri. Sepse per t'i mbijetuar "me sukses" radheve te stergjata, vete banoret kane zgjedhur qe t'i shkruajne emrat ne disa lista, dhe me pas te prisnin derisa punonjesit qe kryenin shperndarjen e kuponeve, te therrisnin emrat e tyre nje e nga nje.
Eda
Mjediset e Njesise Bashkiake nr.5 te ish-Blloku, jane plot e perplot me banore qe presin te marrin kuponin e kartes se identitetit. Njera prej banoreve eshte pensionistja Eda Kollumi, e cila shprehet se ka shume kohe qe po pret per te plotesuar kuponin, si deshmia e vetme, qe pagesa per karten e identitetit eshte kryer. "Kam rreth dy ore qe po pres. Sot e kam planifikuar qe nuk leviz nga ky stol, pa kryer procedurat qe jane parashikuar per karten e identitetit", thote Eda. Ndonese ajo eshte ne moshe te thyer dhe i merret fryma ne ate ambient te ngushte dhe te tejmbushur me njerez, nuk leviz nga mendimi i saj per ta kryer njehere e mire kete pune. Eda tregon se kuponin e kishte marre dhe kishte paguar 1200 leke, porse do te thirrej me pas qe te plotesonte te dhenat. "U thashe punonjesve te Njesise se per pensionistet duhet te paguajne me pak leke per kuponin, sipas vendimit te qeverise. Por, ata me thane se pagesa ketu duhej bere e plote, dhe me pas shteti do te rimbursoje pjesen e tij", thote Eda. Ajo shpreson se ne kete rast do te mbahet fjala e dhene dhe thote se, aq leke sa do te kursente nga rimbursimi do te ishin te vlefshme per te. Eda rrefen se jeton krejt e vetme dhe me pensionin e saj duhet te permbushe te gjitha detyrimet si ndaj shtetit, ashtu edhe ndaj vetes se saj per t'u ushqyer e per t'u veshur. "Burri me ka vdekur, dy femijet jane te ndare dhe jetojne me familjet e tyre. Pensioni im shkon per drita, uje, ilace, ushqime, etj. Keshtu qe, 1200 leket e Kartes nuk me duken edhe aq pak, sa per ta shperfillur rimbursimin qe do te na beje shtet", thote Eda. Ajo vazhdon te prese, ndersa njerezit gelojne ne radhe.
Minibashkite
Jo vetem ne Njesine Bashkiake nr.5 por edhe ne njesite e tjera, radhet jane te gjata. Keshtu, ne Njesine 5, jane mbushur plot jo vetem korridoret, por edhe oborri. Njerezit, ne pritje te thirrjes se emrit te tyre, jane ulur ne stolat e oborrit te kesaj Njesie Bashkiake, pasi kane lene cdo pune gjate dites se djeshme. Rinisja e procesit te aplikimit per kartat e identitetit erdhi pas dy ditesh nderprerjeje, per shkak te mosperballimit te fluksit te kerkesave. Keshtu, drejtues te Postes Shqiptare bene te ditur dje se qe ne mengjes, u vune ne dispozicion 20 mije kupone. Qe ne oren 08.00 te mengjesit te djeshem eshte vene re nje fluks i madh qytetaresh. Nderprerja e para disa diteve erdhi per shkak se, qe ne diten e pare te aplikimeve, 4 mije kuponet e shperndare, u mbaruan. Keshtu, ndersa qindra qytetare jane paraqitur per te bere pagesen prej 1200 lekesh dhe per t'u furnizuar me kupone per aplikim, ata jane kthyer mbrapsht pa arritur ta realizojne nje proces te tille. Kjo, sepse ne diten e dyte te aplikimeve, zyrat postare nuk dispononin as edhe nje kupon. Rreth 4000 te tille te prodhuar ne fillim nga firma, kane perfunduar qe diten e pare.