E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr per nje femer, perleshje ne Lazarat

Gjirokaster- Lazaratasit perleshen me arme ne Pub, per nje femer. Si pasoje e konfliktit dhe te shtenave, mbeti i plagosur 32-vjecari Krenar Toti, ndersa u shpall ne kerkim si i dyshuar bashkefshatari i tij, Lorenc Basha, 25-vjec. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 00:15 te mengjesit te djeshem ne lokal "Koloseu" te Gjirokastres. Policia konfirmoi ngjarjen dhe beri me dije se ndaloi dy persona per "moskallezim krimi" dhe zbardhi motivet dhe autorin e plagosjes. Ne cilesine e proves eshte sekuestruar nje pistolete "TT" dhe nje gezhoje.

Mosmarreveshjet dhe rivaliteti per nje femer, ka rikthyer te fortet e Lazaratit, si objekt hetimi nga Policia e Gjirokastres. Nje e shtene arme eshte degjuar ne lagjen "18 Shtatori" mengjesin e djeshem, ndersa perfundoi ne spital i plagosur, Krenar Toti. Burime zyrtare te policise thane se ngjarja ndodhi ne ambientet e bar "Koloseu", qe sherben edhe si lokal nate. Pas zenkes, ne te njejten tavoline ku rrinin te rinjte, Lorenc Basha dyshohet se ka nxjerre armen duke qelluar mbi 32-vjecarin. Mesohet se gjate diteve te fundit te dy te rinjte nga Lazarati, kishin debatuar shpesh per te njejten vajze, por duket se kulmin zenka e ka arritur mesnaten e se merkures. Ndersa qendronte ne mjediset e lokalit, ne shoqerine e dy te rinjve te tjere, 25-vjecari Basha dhe bashkefshatari i tij kane debatuar serish. Por kete here debati ka arritur deri ne shkrehjen e pistoletes, duke bere qe Toti, te mbetet i plagosur nderkohe qe Basha eshte larguar menjehere nga vendngjarja.

Zedhenesi i policise, Gentian Mullai, deklaroi se per ngjarjen ishte ngritur nje grup i posacem hetimor. Pas verifikimeve paraprake, u gjet dhe u sekuestrua ne vendin e ngjarjes ne cilesine e proves materiale, nje arme zjarri tip pistolete e markes "TT" model 56, me fishek ne fole, nje kreher, si dhe gezhoja. Por kontrollet e kryera nuk kane bere dot te mundur, ndalimin e te dyshuarit qe u shpall ne kerkim per veprat penale te "vrasjes me dashje mbetur ne tentative" dhe "armembajtjes pa leje". Sipas bluzave te bardha, gjendja shendetesore e Krenar Totit paraqitet jashte rrezikut per jeten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›