Tokat e bregdetit për herë të parë do të regjistrohen
22/07/2011 U prezantua dje projekti i BE-së për regjistrimin e pronës në bregdetin jugor
Berisha: Regjistri i pronave të paluajtshme do të jetë gati në vitin 2013
Çështja e pronës dhe regjistrimi i saj ishte tema e diskutimit të djeshëm në një tryezë pune, ku u bë prezantimi i projektit për regjistrimin e pronës dhe për sinjalistikën rrugore në bregdetin jugor të Shqipërisë. Lidhur me këtë investim prej 1,5 milion eurosh nga BE-ja dhe me asistencë të OSBE-së, kryeministri shqiptar e cilësoi si një projekt madhor, i cili do të finalizohet me sukses brenda majit 2013. Në fjalën e tij kreu i qeverisë shprehu besimin e plotë se me gjithë kompleksitetin e pamohueshëm ky projekt do të jetë një histori suksesi, ashtu siç ka qenë një histori tjetër suksesi Regjistri i Gjendjes Civile. “Regjistri i pronave të paluajtshme përbën në të gjithë axhendën dixhitale të qeverisë objektivin e parë dhe më madhor”m - tha Berisha, i cili shtoi se “qeveria ka përcaktuar si objektiv përfundimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme nga sot deri në maj të vitit 2013. Gjithashtu paralel me të do të jetë censusi i popullatës, një proces që përfshin regjistrimin jo vetëm të qytetarëve, por dhe regjistrimin e banesave. Brenda majit të vitit 2013 do të kemi pasqyrën dixhitale të Shqipërisë aktuale në njerëz, në banesa, në prona, si një kusht shumë i domosdoshëm për realizimin e projektit të të gjitha projekteve të Shqipërisë dhe shqiptarëve, projekti “Shqipëria vend i zhvilluar”’, u shpreh dje Berisha. Duke iu referuar projektit, kryeministri Berisha u ndal dhe mbi problematikat e hasura ndër vite mbi çështjen e pasurive të paluajtshme. “Pronat e paluajtshme të përzgjedhura apo territori i përzgjedhur nga ky projekt, janë njëkohësisht në një nga zonat më problematike, por dhe më të rëndësishme të vendit. Problematika e krijuar në këto zona vjen si rrjedhojë e një përplasjeje midis Kodit Civil dhe ligjit të ndarjes së tokës. Kjo përplasje ka bërë që progresi në drejtim të certifikimit dhe të regjistrimit të jetë më modest, më diskret sesa në zona të tjera. Por, nga ana tjetër, zhvillimet kanë sjellë dhe çdo ditë e më shumë po sjellin domosdoshmërinë e regjistrimit të pronësisë”, - tha dje kryeministri Berisha.
Volfart: Të vlerësohet situata në bregdet
Për zbatimin e projektit të prezantuar dje është angazhuar prezenca e OSBE-së në Tiranë. Në fjalën e tij ambasadori i OSBE-së Eugen Volfart, pasi falënderoi BE-në për financimin e një projekti të tillë, që siguron informacione të sakta në lidhje me pronën, u shpreh se “projekti regjistron të dhëna, nuk shpërndan tokë, japim mundësi të vlerësohet situata në bregdet”. Më pas ai shprehu mirënjohjen për BE-në në lidhje me financimin. “Është një proces që siguron informacione të sakta dhe komplekse në lidhje me pronën. OSBE-ja do vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë nga ana e saj”, - tha Volfart. Sipas tij, shteti shqiptar ka përgjegjësi për njohjen e pronës dhe ky projekt zgjidh konfliktet për pronën, duke qenë se pronat regjistrohen.
Sekui: Projekti rregullon të drejtat e pronës
Në prezantimin e projektit “Regjistrimi i tokës dhe sinjalistika rrugore në bregdetin jugor të Shqipërisë” ishte i pranishëm ambasadori i BE-së në Tiranë Etore Sekui, kryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Eugen Volfart, si dhe drejtues të institucioneve që trajtojnë çështjet e pronave etj. Në fjalën e tij ambasadori Sekui u shpreh se ky projekt është i rëndësishëm për turizmin dhe rregullon kuadrin ligjor për pronat. “Projekti me fonde europiane. Shpresojmë që të rrisë sektorin turistik, por do rregullojë edhe të drejtat e pronës. Asnjë investitor nuk investon nëse nuk ka siguri për pronën”, - tha Sekui. Gjithashtu ambasadori tha se ky projekt kontribuon në integrimin evropian të Shqipërisë.
Projekti
Projekti për regjistrimin e tokës në një zonë turistike kyçe të Shqipërisë ka për qëllim të kompletojë regjistrimin e parë të pronës dhe të përditësojë regjistrimin ekzistues për rreth 60 mijë prona në zonat bregdetare të vendit. Realizimi i këtij procesi do të nxisë dhe rrisë potencialin turistik dhe investimet në këtë zonë. Projekti përfshin gjithashtu dhe sinjalistikat e reja rrugore në të gjithë zonat e bregut jugor. Projekti mbledh dhe proceson të dhëna në lidhje me pronat dhe lehtëson pjesëmarrjen e publikut në një proces transparent, që u siguron institucioneve shtetërore informacionin e duhur për të përcaktuar me saktësi dhe mbrojtur të drejtat e pronave. Të gjitha dokumentet dhe hartat e mbledhura dhe gjeneruar prej këtij projekti do të dërgohen në Zyrën e Regjistrimit të Pronave të Paluajtshme.