Tiranë, korrupsion me trojet në 3 komuna
Një “masakër” e vërtetë duket se ka ndodhur me pronat dhe trojet në zonat periferike të Tiranës.
Trazhgim Sokolaj
Falsifikime, vjedhje, mbivendosje, korrupsion dhe një sërë veprimesh të tjera të paligjshme janë veprimet për të cilat po hetohen 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të komunave Farkë, Dajt dhe Petrelë. Burime nga Prokuroria konfirmuan dje se Zyra Task-Forcë Antikorrupsion ka marrë më tepër se 44 kallëzime penale, që bëjnë fjalë për vjedhje pronash dhe sipërfaqesh të tëra tokë në zonat periferike të Tiranës. Kallëzimet hedhin dritë mbi afera korruptive që pushtetarët apo ish-pushtetarët lokalë kanë bërë duke firmosur dokumente false në këmbim të ryshfeteve që kanë marrë nga përfituesit e vjedhjes së trojeve. Bazuar në këto kallëzime, të cilat hedhin dritë mbi një pjesë të mirë të skandalit, Njësia Task-Forcë Antikorrupsion ka filluar hetimet paralelisht për abuzimet me pronat në tri komuna, Farkë, Dajt dhe Petrelë. Sipas kallëzimeve, abuzimet janë kryer me mbi 150 dynym sipërfaqe tokash, por kjo shifër nuk është përfundimtare pasi disa nga dokumentet e pronësisë që hedhin dritë mbi të, dyshohet se janë false. Zyrtarët e institucionit të akuzës thanë se është i afërt momenti kur kryetarë dhe ish-kryetarë komunash, kryepleq, përmbarues, topografë, punonjës hipoteke dhe juristë do të dalin para drejtësisë për abuzimet që kanë kryer. Prokuroria e Tiranës konfirmon se në kallëzimet që vetë qytetarët kanë paraqitur në këtë institucion, por edhe në materialet denoncuese të ardhura nga policia, janë gjetur elementë të veprës penale të falsifikimit, shpërdorimit të detyrës dhe veprimeve të tjera të paligjshme nga krerët dhe ish-krerët e komunave. Abuzimet e pretenduara në kallëzimet penale mendohet se kanë ndodhur gjatë katër viteve të fundit. Banorët e komunave Farkë, Dajt dhe Petrelë, bashkë me kallëzimet kanë paraqitur në Prokurori edhe dokumentet origjinale të pronësisë mbi troje dhe prona të tëra, të cilat janë hedhur në emër të personave të tjerë përmes falsifikimeve nga drejtues aktualë apo nga ish-krerët e komunave. Për shkak të sekretit të hetimeve, Prokuroria nuk preferoi të bëjë publike të dhëna të tjera, por sqaroi se dosja e abuzimit me pronat në zonat periferike të Tiranës deri më tani ka 11 emra konkretë të dyshuarish për veprime të kundërligjshme. Hetuesit nuk përjashtojnë se ndaj këtyre personave do të ketë masa represive menjëherë sapo të përfundojë verifikimi i plotë i të gjitha kallëzimeve të mbërritura në Prokurori. Organi i akuzës aktualisht është duke ekspertuar në mënyrë shkencore të gjitha dokumentet, përmes të cilave janë bërë mbivendosjet dhe vjedhja e sipërfaqeve të tokës. Sipas verifikimeve të bëra deri më tani, më problematike paraqitet komuna e Dajtit, më pas ajo e Farkës, ndërsa ka pasur abuzime edhe në komunën e Petrelës. Oficerët e grupit hetimor kanë marrë deklarime dhe të dhëna shtesë nga disa prej personave që janë paraqitur për të denoncuar skandalin me pronat në komunat periferike të Tiranës. Denoncuesit pretendojnë se krerët dhe ish-krerët e komunave, kanë ligjëruar falsifikimet e mbivendosjet për përfitime ryshfetesh personale nga pronarët “falsë” të trojeve që në shumicën e rasteve janë përdorur për investime.
“Kashari”, precedenti i aferave me pronat
TIRANE – Gjashtë persona të dyshuar për një sërë abuzimesh me pronat në Kashar, u arrestuan në dhjetor 2007 me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Kjo e fundit urdhëroi arrestimin e tre ish-krerëve të komunës dhe tre bashkëpunëtorëve të tyre më të afërt në kryerjen e vjedhjes së tokave dhe falsifikimeve mbi pronësinë e trojeve. Sipas hetimeve, abuzimet në këtë komunë kishin filluar të paktën nëntë vite më parë, por për gjithë këtë kohë, banorët e zonës, të cilëve po u rrëmbehej toka, ishin bindur se autorët e krimit nuk do të ndëshkoheshin asnjëherë, ndaj i kishin dhënë fund edhe denoncimeve të vazhdueshme në Polici dhe Prokurori. Por në mesin e vitit 2007, Prokuroria e Tiranës vendosi të rihetojë mbi bazën e disa padive të reja tri dosjet penale të arkivuara si “pa prova”, që bënin fjalë për abuzimet me pronat në Kashar. Tani tre ish-krerët e komunës dhe bashkëpunëtorët e tyre janë në gjyq për akuzën e vjedhjes, falsifikimit, mbivendosjes dhe korrupsionit me 18 hektarë tokë.