E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Duhet të largojmë Berishën nga qeverisja

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, vijoi turin elektoral në Mallakastër. Në takim, Meta u shpreh se "më 28 qershor do të largojmë qeverinë më të korruptuar, që është kjo e Sali Berishës". "Do të largojmë qeverinë që shtoi varfërinë, sepse Mallakastra dhe e gjithë Shqipëria e kanë një alternativë për të nxjerrë vendin nga kriza, ku e ka futur Sali Berisha, për të nxjerrë vendin nga varfëria ku e ka zhytur Berisha, që Shqipëria të ketë perspektivë që njerëzit të punësohen dhe të dalin nga varfëria dhe kjo është vetëm alternativë e LSI", u shpreh Meta. Kreu i LSI-së theksoi se forca politike që ai drejton ka një program të qartë se si do të garantojnë 100 mijë vende të qëndrueshme pune për katër vitet që vijnë. "Kemi një program të qartë se si do të garantojmë 6 mijë vende të reja pune, vetëm në industrinë e naftës, ku Mallakastra, Ballshi, Patosi dhe Fieri do të jenë përfituesit kryesorë të këtij projekti, ndërsa Berisha me reformat e tij të dështuara largoi nga puna me qindra mallakastriotë në industrinë e naftës me kritere të sajuara vetëm për arsye politike", nënvizoi Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›