Mijëra emigrantë kthehen në atdhe për të votuar
Të paktën 15 mijë emigrantë kanë hyrë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës, gjatë kësaj jave, ndërsa në ditët në vijim pritet që numri i tyre të rritet ndjeshëm. Arsyeja e pushimeve të shpejta të emigrantëve që punojnë dhe jetojnë në shtetin fqinj grek kanë qenë votimet e 28 qershorit. Jehona e zgjedhjeve parlamentare të së dielës, ka tejkaluar kufijtë, duke bërë që shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të vendit të tregojnë interes maksimal për të votuar, duke i konsideruar zgjedhjet një moment kyç për ecurinë e atdheut. Emigrantë të shumtë që po vijnë enkas për zgjedhjet e 28 qershorit deklarojnë se vota e tyre është e rëndësishme dhe pritshmëria e tyre ndaj qeverisë së ardhshme është e lartë. Sipas tyre, qeveria e ardhshme dhe forcat politike, duhet të marrin në konsideratë edhe problemet me të cilat hasen shqiptarët që jetojnë përtej kufijve. Emigrantët pohojnë se shpresojnë të krijohen më shumë vende pune, të rritet mirëqenia në vend dhe të ulet niveli i korrupsionit. Në deklaratat e tyre, ata pohojnë se shpresa për një ndryshim cilësor në vend i ka nxitur të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të dhënë votën e tyre. Edhe pse duhet të udhëtojnë për kilometra dhe orë të tëra, ata shprehen se e konsiderojnë veten pjesë e rëndësishme e këtij procesi zgjedhor, që nuk duhet të neglizhohet nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
"Vota jonë si emigrantë ka shumë peshë. Nuk mund të qëndrojmë indiferentë, në një moment kaq të rëndësishëm për atdheun. Kam udhëtuar mbi 1000 kilometra vetëm për të dhënë votën në vendin tim, për të ardhmen e fëmijëve të mi, pasi ne shpresojmë që një ditë do të kthehemi në vendin tonë. Vota jonë është e rëndësishme që të përmbushen kërkesat tona për liberalizim të vizave dhe për hapjen e vendeve të punës këtu në Shqipëri", u shpreh një emigrant që prej disa vitesh jeton në Greqi. Sipas emigrantëve, vota e tyre do t‘i japë një tjetër kuptim procesit zgjedhor. Ata thonë se shteti duhet t‘i vlerësojë dhe të punojë për kthimin e tyre në atdhe, në mënyrë që ata të kontribuojnë për zhvillimin e vendit. Sipas të dhënave nga vendkalimi kufitar i Kapshticës vetëm në 24 orët e fundit janë kthyer në atdhe të paktën 2800 shtetas shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi, ndërsa gjatë një jave kanë hyrë në territorin e vendit tonë rreth 15 mijë shqiptarë me mbi 4300 automjete. Në fundjavë pritet që fluksi i emigrantëve të shtohet dhe pritet që një numër i madh autobusësh nga qytete të Greqisë të kalojnë pikën kufitare të Kapshticës.