PS: KE, qeveria trysni mbi drejtësinë
TIRANË-Partia Socialiste shprehu sot shqetësimin për progresin e pakët të vendit në fushën e drejtësisë, duke ju referuar këtu "Progres-Raportit të radhës të KE , i bërë i ditur pak ditë më parë. Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, në një konferencë për shtyp u shpreh se, "në Progres-Raportin e radhës të KE-së shprehet qartë progresi i pakët që kanë bërë autoritetet shqiptare në fushën e drejtësisë dhe në kuadrin ligjor që rregullon këtë sektor jetik për vendin”.
"Në këtë raport vihet theksi edhe tek ndërhyrjet politike të qeverisë në kufizimin e pavarësisë së gjyqësorit”, tha Gjiknuri, duke shtuar se "këto vërejtje janë konfirmimi i vazhdueshëm për atë që opozita shqiptare ka deklaruar vazhdimisht për ushtrim të trysnisë së qeverisë mbi pushtetin e pavarur të drejtësisë".
Gjiknuri tha se "PS e konsideron drejtësinë si garantin e demokracisë dhe kërkon nga gjithë faktorët dhe pushteti në vend, kryesisht nga qeveria, por duke mos lënë mënjanë as Presidentin e Republikës e KLD, që të ushtrojë të gjithë ndikimin e duhur që gjendja në drejtësi të përmirësohet dukshëm".