Autizmi, dita e dytë e Konferencës Ndërkombëtare
TIRANË-Ka vazhduar dita e dytë e Konferencës Ndërkombëtare të autizmit. Shqipëria për të dytin vit radhazi organizon këtë aktivitet të nisur nga fondacioni “Fëmijët shqiptarë” me presidente Liri Berishë. Në salla të vacenta sot janë zhvilluar seminare trajnuese ku specialistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia, Kanadaja kanë dhënë informacione për mënyrën e trajtimit të fëmijëve autik. Në konferencën për shtyp janë dhënë informacione për strategjinë e re që ministria e shëndetësisë do të hartojë për trajtimin e fëmijëve autik në Shqipëri, ndërkaq është duke u punuar për botimin e një libri me informacionet për autizmin, libër që do të botohet së shpejti. Me një videoprojektor është transmetuar edhe mesazhi i Sheri Bler, zonja e ish kryeministrit britanik Toni Bler, e cila kërkon të sensibilizojë instancat shtetërore dhe shoqërinë në tërësi për tu marrë seriozisht me fëmijët autik. Aktualisht nga statistikat rezulton se në 100 fëmijë në Shqipëri, një është autik. (m.a/News24/BalkanWeb)