E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si e cau Jergoviqi idiotin amerikan

Nga "Shkelzen Maliqi"

Me te tmerrshme se Ballkani jane, me gjase, vetem paragjykimet per te. P.sh. ai per femrat ballkanase, si bedevie o cuca goxha te medha e te zhurmshme, qe flasin pis e kane makijazh te tepruar, do karavela te stershfrytezuara qe dredhin ijet e tyre mes tavolinave te kafeneve, dhe qe ne cast, pas tingullit te pare qe del nga fis-harmonika, kercejne lart, hipin mbi stol dhe me duart e ngritura mbi koke fillojne te vallezojne dhe nga derti i qejfit godasin gotat majtas dhe djathtas, duke ua ofruar shikimeve te surrateve te perndezur te meshkujve te mbathurat e tyre dhe kembet ku mund te dallosh cdo te dhjeten qime te gjate qe i ka shpetuar shiritit per shkuljen e tyre te markes Veet.

Por, me paragjykimet dhe stereotipat problem i perhershem eshte se per nga natyra pas nje kohe ato dalin ne shesh si te verteta, keshtu qe para nja dhjete e ca vjetesh, se pari ne Zagreb, e pastaj edhe ne Beograd, eshte shfaqur nje bedevie e ketille tipike ballkanase, nje e perdale qe te ben t'i harrosh dhe mohosh hetero-rregullat e lindura qe i ke, dhe ne cast fillon te kerkosh ne vete ndonje alternative, ikje dhe shpetim nga ajo goxha vagjine ballkanase, percjellese besnike e te gjitha gjenocideve dhe fitoreve, e patejkalueshme ne hare dhe ne zezone, ate qe pshurr varrezat partizane ne Kordun te Bosnjes, ua ndal rrugen ndihmave humanitare qe i dergoheshin enklavave myslimane te rrethuara e nen mbrojtjen e Kombeve te Bashkuara, ose dridh belin mes pjatave dhe kaviarit ne festimin e Dites se Pavaresise Amerikane.

Kjo cuce ballkanase, valltare e me makijazh te tepruar e tavolinave te kafeneve, e kishte emrin Lynne Montgomery. Snobet e Zagrebit e paten mirepritur te mrekulluar, pikerisht per shkak te afrise se saj ballkanase me mungese te delikateses dhe cfaredo etikecioni. Ajo u be idol i Kroacise se re: nje amerikane qe duket dhe vepron si "pevalkat", kengetaret e estrades dhe te kafeneve serbe. Menjehere ia dhane edhe editorialin ne gazete, qe e lexonim me kujdes dhe te entuziazmuar, dhe vertet u patem deshperuar kur e ndali, sepse shkrimi i saj ishte kulm i plehut vendor, qe nuk do te tejkalohet as ne eren e autoreve te shumta te kolumneve me ere sapuni.

Vertet, zonja Lynn do te ishte fituese ideale e sezonit ne Farme (reality show, ose Big Brother kroat). Por, jo, ajo shkoi ne Beograd, ku ate dhe burrin e saj e lexuan menjehere. Beogradi eshte, megjithate, metropol ne Ballkanin e vertete, ku stereotipat ballkanas shiten me veshtire si, p.sh., ne Zagreb.

Cka ben burri i ballkanases kur ajo kercen mbi tavolina, ashtu sic Lynn kercente dhe per kete na tregonte ne shkrimet e saj? Ai nxjerr pistoleten dhe qellon tavanin ne ritmin e cycekut. Me kete tregon se eshte bos ne ate mejhane, se vetem fjalet e tij duhet te degjohen dhe te askujt tjeter, edhe pse ai ndoshta eshte funderrine, pa asnje dollar a euro ne xhep, ose eshte vetem nje kontrabandist dhe kriminel nga i cili kane hequr dore shefat e medhenj, vetem se ky thjesht ka nje allti dhe e ka per qejf qe ta shkrep ate. Kurse ne mejhanen ballkanase respektohet ai qe shkrep nga arma. William Montgomery eshte tipik per kete, sikur qe eshte tipike edhe gruaja e tij, prandaj edhe me gjase State Departamenti e pat larguar para disa vjetesh, duke e lene qe te jetoje ne Cavtat, mes aborigjeneve te larget evropiane. Vetem qe ky ish-diplomat te mbetet sa me larg Washingtonit, SHBA-ve dhe botes se civilizuar...

Ne ditarin e Ratko Mlladiqit, te botuar para disa ditesh, kuptojme se ky kriminel per nga karriera i kishte kerkuar para Millosheviqit, per te provuar korruptimin e dhjetera ose edhe qindra kongresmeneve dhe senatoreve amerikane, ne mos edhe vete Clintonit! Eshte e cuditshme se si ndonjehere ngjarjet lidhen vete, dhe lajmin per kete e marrim vesh njekohesisht me lajmin per botimin e artikullit ne New York Times qe e ka shkruar William Montgomery, ne te cilin ai kerkon qe Amerika te angazhohet rreth pavaresise shteterore te Republika Serbska si dhe ndarjes se Kosoves.

A e ka paguar dikush Montgomeryn qe te shkruaje kete gje, duke konsideruar qe nje tekst i tille ne NYT do te ishte reklame e mire per politiken qe ka per qellim ndarjen e Bosnjes dhe aneksimin e Trepces dhe te veriut te Kosoves, apo ndoshta Montgomery e ka shkruar kete ashtu nga vetja, ne menyre qe me gjakun e riderdhur boshnjak dhe kosovar, me krimin dhe gjenocidin e ardhshem, pa te cilet asnje shtet nuk mund te ndahet, te rikthehet edhe nje here ne histori me nje rol me te spikatur?

Nuk eshte gje e lehte qe te jesh kontrabandist i vogel i gjesendeve dhe ideve, iluzionist dhe mashtrues ne nje fshat te bukur te Konavles perskaj detit, dhe te kujtohesh se nje here ke qene ambasador i fuqise me te madhe ne bote.

Montgomery mbase i ka bere tani qejfin dhe dobine, parate serbe dhe idealet vetjake?!

Ajo me cka luan William Montgomery ka te beje me gjakun e derdhur boshnjak, me gjenocidin dhe krimin masiv, prapavija kulturore dhe civilizuese e te ciles eshte edhe cuce bedevie qe kercen mbi tavolina dhe me ijet e saj plote djerse i trullose vrasesit. Do te ishte e keqja me e vogel nese, te themi ashtu, ai do te pshurrte ashtu i dehur, mbi varret e lufterave te kaluara. Por, jo, ai therret per kasaphane te re dhe "shperngulje humanitare" te reja, ben thirrje per luften ku serish do te lulezonin kontrabandat e duhanit, te armeve, te naftes dhe te ideve politike, pra te atyre mjeshterive ne te cilat Montgomery ka qene i suksesshem.

Eshte shume veshtire te jetosh ne Cavtat dhe te degjosh heshtjen e Hercegovines lindore, duke qene nje funderrine, nje asgje dhe nje askush.

Shenim: (Autori i ketij shkrimi eshte shkrimtari boshnjak dhe kroat Miljenko Jergovic. Shkrimi eshte botuar ne "Jutarnji list", te Kroacise, me 9 qershor 2009. Ma dergoi me poste elektronike nje mik nga Kroacia, me porosine "Ja si e cau Jergoviqi ate idiotin amerikan". Meqe shkrimi i Montgomeryt ishte perkthyer dhe botuar ne Express, thashe se meriton qe te botohet edhe reagimi i frymezuar i Jergoviqit, te cilin e pervetesova per kolumnen time, si nje shkrim qe edhe vete do ta nenshkruaje pa asnje ndryshim. Nuk ia kerkova lejen Jergoviqit per kete, duke besuar se ai nuk ka asgje kunder qe te kete nje bashkemendimtar kosovar.)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›