Muzeu i ri i Akropolit, edhe Berisha ne perurim
ATHINE - Kryeministri Sali Berisha, ne vigjilje te zgjedhjeve parlamentare ne vend, gjate fundjaves pritet te jete ne Athine per nje vizite zyrtare, bejne te ditur mediat greke. Gazeta me e madhe ne vend "Ethnos", nenvizonte se Berisha do te marre pjese ne ceremonine per prerjen e shiritit te perurimit te Muzeut te ri te Akropolit, nje veper me permasa boterore dhe qe permbledh per here te pare te gjitha zbulimet historike. Me 20 qershor, gjate ceremonise peruruese, pervec kryeministrit shqiptar jane ftuar te jene te pranishem edhe Presidenti i Qipros D. Kristofias, ai Egjiptit Hosni Mubarak, kryeministri i Frances Francois Figion, ai i Turqise Rexhep Tajip Erdogan, i Bullgarise, Sergei Stanisef, ministri i Jashtem i Italise Franko Fratini etj. Gjate ceremonise zyrtare do te jene te ftuar vec krereve te shteteve, kryeministra, ministra, edhe zyrtare te larte nga Komisioni Evropian, Sekretari i Pergjithshem i UNESKO-s Matsoura. Gjithashtu do te asistojne ish-kryeministrat dhe ish-presidentet e Republikes se Greqise, ish-ministri i Kultures, duke perfaqesuar Fondacionin "Melina Mercouri", sponsoret kombetare, botuesit dhe pronaret e mediave te ndryshme. Jehona e celjes se muzeut te famshem, pritet te marre permasa te gjera globale ne mbulimin nga media qe e ka marre persiper ta menaxhoje dhe shperndaje ERT, rrjeti shteteror radioteleviziv grek. Nderkohe, mediat greke raportuan dje, se pergatitje te shumta po behen per hapjen e muzeut te ri te Akropolit dhe dy muzeve te tjere surprize. Ne te gjithe Athinen, po vendoset dekor festiv i shoqeruar me shume autobuse, trolej, trenat e metrove dhe pika te ndryshme te kryeqytetit, te veshura me pamje nga Partenoni.