Meta: Ftojmë të gjithë opozitarët e vërtete ti bashkohen protestës “Berisha ik”
Kreu i LSI-së: Më 15 mars nisim fushatën për largimin e kryeministrit Berisha. Meta: “Raporti i Departamentit të Shtetit, shuplakë e fortë për qeverisjen e dështuar”
Shaban Sulçe
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u ka bërë thirrje të gjithë opozitarëve që t’i bashkohen protestës “Berisha iK”, që do të organizojë Lëvizja Socialiste për Integrim në datën 15 mars, në sheshin “Nënë Tereza”. Meta tha se kjo protestë do të shërbejë si starti i fushatës për largimin e kryeministrit Sali Berisha nga drejtimi i qeverisë. Ai tha se LSI-ja është e vetmja forcë politike që kërkoi largimin e kryeministrit Berisha kur ndodhi tragjedia e Gërdecit. Meta tha se LSI-ja ishte e vetmja forcë politike që kërkoi ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për këtë tragjedi, por që, sipas tij, kjo nuk u realizua për shkak të bashkëpunimit të ngushtë midis Ramës dhe Berishës. “Prandaj, me rastin e 1-vjetorit të tragjedisë së Gërdecit, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, si forca kryesore opozitare në vend prej një viti, si forca e parë e cila e vuri gishtin mbi Sali Berishën si kryeshkaktarin e kësaj tragjedie, si forca që kërkoi një hetim parlamentar për tragjedinë e Gërdecit, që nuk u realizua kurrë, për shkak të bashkëpunimit për ta mbuluar tragjedinë dhe shkaktarët e vërtetë të saj, unë u bëj thirrje jo vetëm anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së, por të gjithë opozitarëve, që më 15 mars të gjithë të bashkohemi nën moton “Berisha ik”, pasdite, në hapësirën mes sheshit “Nënë Tereza” dhe Kryeministrisë, për të nisur fushatën e largimit të Sali Berishës nga drejtimi i qeverisë së vendit”, - deklaroi kryetari i LSI-së Ilir Meta.
Raporti
Kryetari i LSI-së komentoi Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin theksohen një sërë kritikash ndaj qeverisjes aktuale. Meta tha se ky raport është një shuplakë e rëndë për kryeministrin Berisha, ndërkohë që theksoi se konkluzionet e partnerëve ndërkombëtarë janë në të njëjtën linjë me shqetësimet e shprehura nga LSI-ja. “Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut për Shqipërinë, për vitin 2008, është një shuplakë e fortë për Sali Berishën dhe keqqeverisjen e tij. Konkluzionet e partnerëve amerikanë janë në të njëjtën linjë me konstatimet dhe denoncimet që ne kemi bërë në vazhdimësi ndaj keqqeverisjes së Sali Berishës”, - vijoi Meta.
Shqetësimet
Kreu i LSI-së tha se në këtë raport konfirmohen shqetësimet e shprehura nga LSI-ja për presionet që ka ushtruar qeveria ndaj institucioneve të pavarura dhe ndaj medias. Meta tha se raporti është në të njëjtën linjë me qëndrimet dhe shqetësimet e shprehura nga LSI-ja për dhunimin që i është bërë Kushtetutës, për ligjin e dosjeve dhe për korrupsionin. “Ashtu sikurse konkludon ky raport, ne kemi denoncuar kontrollin dhe presionin e qeverisë mbi institucionet e pavarura, mbi Gjyqësorin, mbi Prokurorinë dhe mbi median. Ashtu siç konkludon Raporti, ne kemi denoncuar paaftësinë e qeverisë për të realizuar një reformë të plotë e integrale në sistemin e drejtësisë, që rrit pavarësinë e sistemit, që rrit transparencën dhe efikasitetin e tij. Ashtu siç konkludon Raporti, ne kemi denoncuar pseudoreformat ligjore të Berishës për shkatërrimin e Kushtetutës, për ligjin për Prokurorinë apo lustracionin, të cilat kanë pasur si objektiv të vetëm mbrojtjen e fazlliçëve të shumtë dhe mbulimin e aferave korruptive. Ashtu siç konkludon Raporti, ne kemi denoncuar korrupsionin e madh të përhapur në vend, si pengesë për çdo reformë, e sidomos korrupsionin me tokat dhe pronat, një dështim i madh i kësaj qeverie dhe një pengesë reale për zhvillimin dhe integrimin e vendit. Njëkohësisht, kemi denoncuar dështimin e Berishës dhe qeverisë së tij në luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve, sidomos trafikimit të grave e fëmijëve”, - tha kreu i LSI-së Ilir Meta, i cili deklaroi se në zgjedhjet e 28 qershorit shqiptarët do të largojnë me votë një kryeministër të papërgjegjshëm si Sali Berisha.
27 Shkurt 2009