E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Glover provoi integritet në zgjedhjet ‘96

 

Kreu i LSI-së vlerësoi dje rolin e shefes së ODIHR në Tiranë Glover, duke hedhur poshtë pretendimet e Kryeministrit Berisha për largimin e saj nga Shqipëria për këto zgjedhje. “Jemi njohur me faktin se Kryeministri Berisha ka refuzuar përfaqësuesen e caktuar nga ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit me argumentin se zonja në fjalë paska qenë vëzhguese gjithashtu edhe në zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996”, tha Meta dje gjatë një konference për shtyp në selinë e partisë që drejton. Sipas tij këto zgjedhje kanë nevojë, që të kenë në krye të vëzhguesve njerëz të përgjegjshëm. “Në fakt, ky është një kundërargument për z.Berisha dhe një përforcim i argumenteve se pse kjo zonjë duhet të jetë në krye të misionit të ODIHR, sepse nuk e ka pasur fajin kjo zonjë në rast se kjo ka qenë vërtetë në ‘96 në ekipin e ODIHR për atë që ka ndodhur, por përgjegjësia ka qenë nga fillimi deri në fund e Presidentit të asaj kohe, z.Berisha dhe prandaj kemi nevojë që në krye të ODIHR të jenë persona të përgjegjshëm dhe të provuar në integritetin e tyre, të cilët mbrojnë standardin e zgjedhjeve të 28 qershorit, që nuk janë të rëndësishme vetëm për Shqipërinë, por janë të rëndësishme dhe për NATO, se Shqipëria është tashmë anëtare e NATOS”, tha Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›