E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: “Heqja e vizave, çështje dinjiteti”

Autori i Lajmit: Redaksia

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Meta, në një intervistë të dhënë për “Die Presse”, shpreson që bashkëqytetarët e tij të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së, brenda vitit 2010, pasi sipas tij, asnjë vend tjetër në Evropë, nuk ka qenë kaq i izoluar sa Shqipëria në të shkuarën. “Ne jemi në rrugë të mbarë dhe presim që bashkëqytetarët tanë të kenë mundësinë të udhëtojnë për në vendet e BE-së pa vizë, brenda këtij viti. Kjo është për ne çështje dinjiteti (nderi) dhe lirie. Asnjë vend tjetër në Evropë nuk ka vuajtur kaq shumë nga izolimi sa Shqipëria (nuk ka qenë kaq shumë i izoluar sa Shqipëria.)”, - theksoi Meta. “Komisioni i BE-së ka një strategji të qartë në lidhje me liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit, sapo këta të përmbushin kriteret e përcaktuara. Bosnja dhe Shqipëria pritet të jenë vendet e radhës që do të përfitojnë nga kjo. Shpresojmë që BE-ja ti ofrojë edhe Kosovës një plan për liberalizimin e vizave. Dhe ky sigurisht nuk është fundi i procesit integrues për Shqipërinë. Kryeministri Berisha i dorëzoi Komisionit të BE-së javën e kaluar pyetësorin me përgjigjet e 2000 pyetjeve, të cilat i ishin bërë Shqipërisë”,- përfundoi kreu i diplomacisë për sa i përket çështjes së vizave.

Ky lajm është publikuar: 22/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›