Vizat, KE pikëpyetje për plotësimin e kritereve
Autori i Lajmit: Redaksia
Sipas raportit të vlerësimit të Komisionit Evropian, me gjithë plotësimin e pjesës më të madhe të kritereve për liberalizimin e vizave, as Shqipëria dhe as Bosnja nuk i kanë plotësuar të gjitha kushtet për të përfituar nga regjimi pa viza. Dokumenti, i cili u është shpërndarë vendeve anëtare pak ditë më parë, e klasifikon Shqipërinë pas Bosnjes, ashtu siç ishte paralajmëruar deri tani.
“Shqipëria duket se i ka përmbushur masat e bllokut të parë të udhërrëfyesit për vizat, njësoj është edhe Bosnja”, vlerësojnë ekspertët për sigurinë e dokumenteve. Por vendi ynë mbetet pas Bosnjes në bllokun e dytë që ka të bëjë me emigracionin ilegal dhe riatdhesimin. “Duket se Shqipëria i ka plotesuar në përgjithësi kriteret e përcaktuara. Por, verifikimi i mëtejshëm është i nevojshëm për sa i takon zhvillimit të një strategjie dhe politike për mbështetjen e refugjatëve të riatdhesuar”,- thuhet në dokument. Ne bllokun e tretë të udhërrëfyesit, që ka të bëjë me sigurinë dhe rendin publik, Shqipëria dhe Bosnja barazohen në mosplotësimin e të gjitha kritereve të kërkuara. “Shqipëria ka plotësuar shumicën e masave. Por përpjekje të mëtejshme janë të nevojshme në lidhje me forcimin e kapaciteteve të zbatimit të ligjit dhe implementimit efikas të kuadrit ligjor për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë shpërndarjen e burimeve të mjaftueshme financiare dhe njerëzore. Në mënyrë të veçantë, zbatimi i një kuadri të ri ligjor për çështjen e konfiskimit të aseteve kriminale duhet të ndiqet më tej me vendosmëri”,- vlerëson Komisioni Evropian.
Ky lajm është publikuar: 22/04/2010