E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohet shoferi që aksidentoi ministrin Vasili

ELBASAN- Është vënë në prangat e policisë drejtuesi i mjetit me targa Kosove i cili u përplas diten e djeshme me automjetin e Ministrit te Shendetesise Petrit Vasili, në Papër të Elbasanit.

Burime të policisë së Elbasanit, të cilave u referohet NEWS24 konfirmojnë arrestimin e 20 vjecarit Fatmir Duka, me akuzen e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas policisë i riu ka kryer një parakalim të gabuar, duke shkaktuar dhe përplasjen me makinën qeveritare.

Nga aksidenti mbetën të plagosur 7 persona ndër to dhe ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, Drejtori i Politikave të Shëndetësisë në këtë Ministri, Pellumb Pipero, si dhe dy punonjës të tjerë të këtij institucioni Klodian Rrepaj dhe Andi Harizaj. Ndersa tre personat e tjere të plagosur udhëtonin me mjetin me targa Kosove, ndër të cilët edhe 20 vjecari i arrestuar.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›