BSH ngre normën e interesit, Fullani: Rritet dhe inflacioni
TIRANE-Guvernatori Ardian Fullani deklaroi sot se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të rrisë me 0.25 % normën bazë të interesit që shkon në 5.25%.
Sipas tij, presionet inflacioniste janë shtuar dhe çmimet e konsumit kanë patur tendenca rritëse.
“Nën ndikimin e fortë të rritjes së çmimeve norma e inflacionit kërceu në nivelin 3.2% në Shkurt. Kahu i lëvizjes së inflacionit ishte i pritur dhe i komunikuar por shpejtësia e rritjes së tij nuk ishte. Rritja në muajin shkurt u shkaktua nga rritja e çmimit të ushqimeve”, u shpreh Fullani.
Në vlerësimin e tij rritja e çmimeve të konsumit është transmetuar edhe në rritjen e inflacionit bazë.
(d.b/BalkanWeb)