Meta: “Integrimi, kërkohet kontributi i opozitës”
Autori i Lajmit: Redaksia
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ka përshëndetur dje vendimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për pranimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin kandidat. Meta tha se qeveria shqiptare është e ndërgjegjshme se kjo etapë e re kërkon si kontributin, përkushtimin dhe seriozitetin e institucioneve shtetërore ashtu edhe të institucioneve të pavarura, aktorëve të tjerë politikë, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në formën më gjithëpërfshirëse. Për sa u përket protestave të opozitës dhe qëndrimit të saj lidhur me këtë proces, Meta pohoi se “është e drejta e opozitës të bëjë protesta, por mendoj se në një moment historik, edhe opozita si qëllim kryesor të saj duhet të ketë kontributin për procesin e integrimit evropian. Ky është një proces që ka nisur prej kohësh në vendin tonë, është një proces ku kanë qenë të përfshira vazhdimisht mazhoranca dhe opozita të ndryshme që kanë respektuar edhe rotacionin në sajë të zgjedhjeve që ka bërë populli shqiptar, është një proces i cili do të vazhdojë, që, pa dyshim, i fton të gjithë të bëhen më të përgjegjshëm, më të arsyeshëm, të bëhen vërtet, do të thosha, edhe më evropianë. Na vjen keq pasi thirrjeve tona, të qeverisë, por edhe të komunitetit ndërkombëtar për dialog me institucionet, për dialog në Parlament, nuk mund t’i përgjigjen me thirrje për revansh apo për dhunë ndaj institucioneve”. Meta, ndërsa përmendi raportin e OSBE/ODHIR për zgjedhjet, tha se qeveria është e gatshme që me kontributin e opozitës ta përmirësojë edhe më tej këtë proces. Vendimi i BE-së është përshëndetur dhe nga zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2009