PS: “Po grabitet prona me ligj për interesa të familjes Berisha”
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste akuzon Qeverinë se po abuzon me pronat e shqiptarëve. Deputeti socialist Fatmir Toçi pohoi se, në një kohë që shqiptarët presin nga qeveria ndërmarrjen e masave për zgjidhjen e çështjes së pronës mbi tokën dhe dhjetëra e qindra konflikteve që kanë lindur në dy dekadat e fundit, një tjetër përpjekje po bëhet për uzurpimin me ligj të tokave bujqësore që janë në përdorim të shtetasve sipas ligjit 7501. Bëhet fjalë për një projektligj të ri që do të kalojë së shpejti për tu miratuar në Kuvendin e Shqipërisë “Për disa ndryshime në ligjin e vitit 1995, për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, i cili kalon në pronësi të përdoruesve tokën, por duke e reduktuar ndjeshëm atë deri në 1/3 e asaj që kanë sot. Pjesa tjetër i kalon shtetit, i cili ndërkohë e ka ligjëruar shitjen e tokave shtetërore. “Kjo grabitje me ligj, por duke mos kursyer as dhunën policore kur e lyp nevoja, që kërkohet tu bëhet banorëve është një tjetër shprehje e përpjekjeve të paskrupullta të një klani pushtetarësh për të gllabëruar çtë mundin nga ajo që ka mbetur, kryesisht në zonat bregdetare me mundësi zhvillimin e turizmit, që nga Velipoja e Shëngjini e deri në Ksamil”, - tha ai. Sipas Toçit, rasti i Orikumit, Livadhit në Himarë, Borshit, Qeparosë, Kakomesë dhe gjithë bregdetin e Jugut është vetëm kambana e alarmit që ka nisur të bjerë për rrezikun e grabitjes së tokave nga shtetarët, nëpërmjet sekserëve të tyre, banorëve që e kanë në përdorim sipas ligjit 7501. Ai shtoi se protesta e 20 nëntorit në Tiranë për hapjen e kutive të votimit është protestë edhe për zgjidhjen përfundimtare të problemit mbi pronësinë e tokës në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2009