E Shtunë, 31 Tetor 2026

4500 pyetje në mes të dhjetorit

Kreu i qeverisë, Sali Berisha, mblodhi dje qeverinë në kuadër të përgatitjes për plotësimin e pyetësorit të Komisionit Europian. "Anëtarësimi në BE mbetet ëndrra më e bukur për shqiptarët", u shpreh Berisha. Vendimi i BE-së, tha ai, nuk ishte i papritur, por për të u punua me seriozitet të madh. Ministritë, tha ai, kanë bërë përgatitje për plotësimin e pyetësorit, i cili përbën një sfidë. Berisha falënderoi ministrat e Jashtëm për vendimin e tyre dhe i garantoi se ky vlerësim do të shndërrohet në një angazhim për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ky proces. Pas fjalës së Kryeministrit, zëvendësministrja Jorida Tabaku paraqiti para qeverisë të dhënat mbi procesin përgatitor. Tabaku tha se pyetësori do t‘i dërgohet Shqipërisë në mes të muajit dhjetor dhe se në total mund të jenë rreth 4500 pyetje të cilave u duhet dhënë përgjigje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›