Rriten pagat e pushtetit vendor
15/07/2009 Tabelat e shtesave në bashki, nga kryetari deri te punonjësi më i thjeshtë
Rritja e pagave për punonjësit e pushtetit vendor ka marrë vendimin përfundimtar. Shtesat dhe tabelat përkatëse janë pasqyruar në Fletoren Zyrtare të datës 8 korrik, ndërsa shtesat në pagë do të përfitohen prej 1 majit të këtij viti. Duket se shtesat e prapambetura do të merren së bashku me pagën më të afërt
Vendimi
“1. Në vendimin nr. 1619, datë 2.07.2008 të Këshillit të Ministrave bëhen këto ndryshime:
a) Lidhja nr. 1, “Struktura dhe nivelet e pagave për nëpunësit civilë të bashkisë së Tiranës”, që përmendet në pikën 2, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i
bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
b) Lidhja nr. 2, “Struktura dhe nivelet e pagave për nëpunësit civilë në bashkitë e tjera, në njësitë bashkiake të Tiranës dhe për nëpunësit e komunave”, që përmendet në pikën 3, zëvendësohet
me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
c) Lidhja nr. 3, “Struktura dhe nivelet e pagave për nëpunësit civilë të këshillit të qarkut”, që përmendet në pikën 4, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
ç) Në pikën 5 paga e grupit bëhet 12000 lekë në muaj.
d) Lidhja nr. 4, “Klasifikimi i vendeve të punës në shërbimin civil për organet e qeverisjes vendore”, që përmendet në pikën 10, zëvendësohet me lidhjen nr. 4, “Klasifikimi i vendeve të punës për nëpunësit civilë të bashkive e të qarqeve dhe për nëpunësit e komunave”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
dh) Lidhja nr. 5, “Struktura dhe kufijtë e pagave për punonjësit e policisë së bashkive e të komunave”, që përmendet në pikën 13, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
e) Në pikën 19, vlerat “…nga 17 000 lekë deri në 28 000 lekë në muaj.” bëhen “… nga 18 000 lekë deri në 30 000 lekë në muaj”.
2. Efektet financiare për vitin 2009, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga të ardhurat e vetë njësive të qeverisjes vendore.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009”, thuhet në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare.
*Tabelat e plota mund ti gjeni në numrin e sotëm të "Metropol"