Rama: Berisha ka marrë peng KQZ-në

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka sulmuar KQZ duke theksuar se ajo është e ndikuar politiksht dhe se po zbaton urdhrat e kryeministrit Berisha. Sipas Ramës Berisha ka marrë peng KQZ për të mbajtur kështu peng jo vetë procesin zgjedhor por edhe pushtetin personal dhe familjar. Rama gjithashtu shtoi se Berisha se po masakron vendin me vendimet e marra në KRRTRSH për ndërtimin e parkut energjitik në Durrës duke theksuar se Partia Socialiste nuk ka për ti njohur këto vendima ashtu siç nuk ka për të njohur zgjedhjet nëse nuk plotësohen kërkesat e saj për rishqyrtim të qarqeve të Beratit, Tiranës dhe Shkodrës. "Ne nuk do të njohim zgjedhjet e 28 qershorit nëse nuk merren parasysh kontestimet tona të pamohueshme. Ne do ndalim me çdo mjet demokratik këtë maskaradë që bëhet për të pasuruar vetëm një familje të vetme", ka theksuar Rama.