“Edi Rama u jep urdhra politikë militantëve të tij në Komision”
15/07/2009 Qëndrimi i Partisë Demokratike ndaj situatës në KQZ
Partia Demokratike i ka kërkuar kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rame dhe të gjithë zyrtarëve të lartë socialistë që të ndalin sulmet e paprecedenta ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, organi i vetëm ligjor dhe përgjegjës për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, ka deklaruar ditën e djeshme se PS-ja, humbësja e zgjedhjeve, sërish bëri betimin e përditshëm për mosnjohje dhe për vazhdim të presionit. “U bë ditë që zoti Rama me zëdhënësit e tij deklaron se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, pasi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përfaqësuesit e PS-së deklaruan se komisionerët e tyre dhe vëzhguesit e tyre, ndonëse kanë qenë në shumicë në qendrat e numërimit, nuk kanë pasur integritetin dhe nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore, pavarësisht faktit se kanë vendosur firmat në të gjitha procesverbalet dhe protokollet”, - deklaroi Mëhilli. Duke përcjellë qëndrimin zyrtar të selisë blu, zëdhënësja Mëhilli tha se PD-ja u bën me dije të gjithë shqiptarëve se kreu i PS-së Edi Rama nuk mund të njohë zgjedhjet dhe është i aftë dhe i gatshëm të bëjë çdo gjë tjetër përveç njohjes së tyre, sepse kërkon me çdo kusht të mos pajtohet me humbjen, dështimin dhe pasojat e humbjes së këtyre zgjedhjeve. Ajo deklaroi se Rama duhet të heqë dorë nga shpifjet dhe trillimet ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndaj veprimtarisë transparente të tij. Mëhilli deklaroi se tashmë përfaqësues të caktuar në KQZ-së po veprojnë vetëm në bazë të urdhrave politikë dhe jo në respektin të ligjit zgjedhor. Sipas saj, komisionerja Dëshira Subashi, e votuar edhe nga mazhoranca në Parlament për të qenë anëtare e KQZ-së, në vitin 2007 votoi kundër numërimit të votave në Bashkinë e Durrësit dhe në rastin analog më 2009-n votoi pro numërimit të votave të Beratit. “A do të ishte dakord ajo për numërimin e fletëve të pavlefshme të Lezhës, të Fierit në tërësi apo të Durrësit? Duke pasur parasysh se në Lezhë e në Durrës përqindja e fletëve të pavlefshme është shumë më e lartë se në Berat?”, - tha Mëhilli. Zëdhënësja e PD-së i konsideroi primitive kërcënimet e Edi Ramës dhe zëdhënësve të tij, “si dhe urdhrat politikë që u jep militantëve të vet në KQZ, të cilët në shkelje të betimit të bërë para Kuvendit, veprojnë si një celulë, e cila nuk njeh ligje dhe procedura”.