Dhuna në qeli, lirohet polici i akuzuar
Janë hequr prangat nga duart e Ardit Hasanbegës, ish-agjentit të Komisariatit të Policisë së Sarandës, i cili u arrestua më 11 nëntor të këtij viti për ushtrim dhune ndaj një të arrestuari. Seanca gjyqësore në ngarkim të tij u zhvillua dje në mesditë në Gjykatën e Sarandës dhe ka bërë zëvendësimin e masës së mëparshme të sigurisë. Nga "burg pa afat", ajo është kthyer në "detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore". Me gjithë denoncimet e ashpra dhe akuzën e rëndë që nisi nga avokati Tartar Bazaj në Sarandë e deri tek Avokati i Popullit në Tiranë, ish-efektivi i Seksionit të Luftës kundër Krimit të Organizuar, Ardit Hasanbega, nuk e kishte pranuar kurrë fajësinë dhe përgjegjësinë për akuzën e bërë në adresë të tij. Burime nga Gjykata e Sarandës thanë se seanca e djeshme erdhi si vlerësim i kërkesës së tij, për zëvendësim të masës së sigurisë. Pritej që ajo të bëhej 15 ditë më parë, por është shtyrë edhe dy javë të tjera, për të pasur në dispozicion një përgjigje të ekspertizës ligjore mbi keqtrajtimin e pretenduar nga dy vlonjatët dhe avokati i tyre Bazaj.
Përfundimi i ekspertizës, sipas së cilës rezulton të mos jenë shkaktuar dëmtime te shtetasi Aristidh Gllucaj, ishte argumenti kryesor që u paraqit në seancën e djeshme në Gjykatën e Sarandës. Duke u mbështetur në këtë përfundim, prokurori i çështjes, Platin Aliçka, kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë për ish-agjentin e policisë kriminale, Hasanbega, nga "burg pa afat" në "detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore". Në shqyrtim të dosjes dhe provave shkresore, kjo është pranuar dhe vendosur nga gjyqtari Elidon Papazisi.
Ndaj Ardit Hasanbegës, ka nisur çështja penale për keqtrajtim ndaj dy të rinjve vlonjatë, Aristidh Gllucaj dhe Oltion Varfi, të akuzuar për organizimin e një rrjeti trafiku dhe të arrestuar më 5 nëntor, kur së bashku me disa shtetas të tjerë ishin duke udhëtuar drejt Konispolit, me autobusin e linjës Sarandë-Qafëbotë. Një muaj pas arrestimit, ish-polici ka lënë qelinë, por ai do të gjykohet në gjendje të lirë për akuzën e ngritur. Mësohet se dy të rinjtë vlonjatë, Gllucaj dhe Varfi, të kapur në kuadër të operacionit policor antitrafik të koduar "Agimi", të cilët denoncuan oficerin e policisë për keqtrajtim dhe ushtrim dhune në qelitë e paraburgimit, gjenden në qeli, pas marrjes së masës së sigurisë "arrest në burg me afat 30 ditë". Mbetet për t‘u provuar nëse "keqtrajtimi dhe ushtrimi i dhunës nga uniformat blu", i pretenduar dhe i denoncuar prej tyre ishte thjesht një alibi.