E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maliqi Sjellja e Topit si socialist i vertete

Deputeti i Partise Demokratike Lefter Maliqi tha per standardin se komentet e bera nga Presidenti i Republikes Bamir Topi se do te rikandidonte serish per president nese do te votohej ne popull nuk do ta cenonin PD-ne perkundrazi do te tregonin vlerat reale te presidentit i cili e ka kthyer institucionin e Presidentit ne nje seli politike. Nder te tjera u shpreh se sjellja aktuale e kreut te shtetit nuk perngjason si ajo e nje kryetari shteti por si e nje simpatizanti te Partise Socialiste. Ashtu sic e kam thene edhe here te tjera te gjithe ata qe kane qene pjese e PD-se dhe qe kane ikur apo jane bashkuar me forca te tjera politike kane deshtuar. Kjo pasi PD-ja dhe Kryeministri Berisha gjate ketyre viteve qeverisese kane treguar me vepra dhe jo me fjale punen e tyre - tha Maliqi. Gjithashtu ka uruar gjithe shqiptaret per festat e fundvitit. Nderkohe theksoi se gjate vitit te ardhshem shqiptaret do te festojne edhe me te gezuar pasi Shqiperia do te marre edhe statusin kandidat ne pranvere dhe kjo fale punes dhe reformave te ndermarra nga qeveria shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›