A/H1N1, 4 nxënës të prekur në Tiranë
TIRANË- Katër raste të virusit A/H1N1 janë raportuar në katër shkolla 9- vjeçare të Tiranës. Lajmi konfiromohet nga Lea Çina, inspektore në Drejtorinë Arsimore Tiranë.
Kjo drejtori, në kuadër të masave që po ndërmerren për parandalimin e virusit të gripit, merr çdo ditë mungesat e raportuara nga 79 shkollat e arsimit parauniversitar.
“Nga këto raportime deri më sot rezulton se me virusin A/H1N1 janë evidentuar nxënës në shkollat “Kongresi i Lushnjes”, “1 Maji”, dhe ‘F. S. Noli””, tha Çina, duke shtuar se "në përgjithësi numri i nxënësve që mungojnë në shkollë gjatë katër ditëve të fundit po vjen drejt rënies. Nga fillimi i javës që kaloi pati një numër të madh nxënësish të sëmurë, numër që ka ardhur duke u ulur". Sipas saj, çdo shkollë, veç mungesave, jep informacion për arsyet e tyre.
Çina tha se mjekët e shkollave po luajnë një rol të rëndësishëm për të mbajtur në kontroll situatën gripale në institucionet arsimore. Dezinfektimi i shkollave, larja e herëpashershme e ambienteve të brendshme, higjiena personale e nxënësve, si dhe menyrat si të mbrohen nga përhapja e virusit A/H1N1 janë masat e rekomanduara.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me virusin A/H1N1 ka arritur në rreth 169. Rasti i parë me virusin A/H1N1 në vendin tonë u konfirmua më 20 korrik tek një 20-vjeçar nga Gjirokastra, i cili nuk kishte lidhje epidemiologjike me vendet e prekura, apo kontakte me të sëmurë që mund të kishin ardhur nga jashtë.
(m.a/BalkanWeb)