E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndiqte Premier Ligen ne "Supersport", gjobitet pronari anglez

Nje pronar restoranti ne Mancester eshte gjobitur, sepse shihte ndeshjet e Premier Liges, nepermjet paketes "Supersport". Ai eshte kapur dhe paralajmeruar dy here, kurse mediat angleze shkruajne se nje dite me pare, Devid Cloueri, 46 vjec u gjobit. Anglezi kishte instaluar platforme ne nje taverne ne Britanine e Madhe, ne Gorton dhe injoroi dy paralajmerime per te ndaluar transmetimet e ndeshjeve te Premier Liges, nepermjet ekranit te platformes "Supersport". Pasi ka kundershtuar paralajmerimet e para, per te respektuar te drejten e autorit, me ankesen e kanaleve angleze, ne rastin e trete ai ka marre gjobe. Keshtu, sipas investigimeve, me kerkese te "Bskyb" dhe Federates Angleze te Futbollit ne muajin nentor, ekrani i instaluar ne tavernen e tij jepte ndeshjet, Blakbern - Celsi dhe Hull Siti - Mancester Siti me logon e "Supersportit", te platformes "DigitAlb". Duke qene se kishte shkelur te drejten e autorit ai u paralajmerua qe te ndalonte transmetimin. Por ne muajin prill te ketij viti, pas investigimeve qe u kryen ne taverne rezultoi se ndeshja, Arsenal - Midellsbrou, po transmetohej serish nga stacionet televizive shqiptare. Ne rastin e trete ai u shpall fajtor dhe doli para gjykates ne Mancester, nen akuzen se kishte thyer ligjin. - "E kam kuptuar se ishte ilegal transmetimi i ndeshjeve, - shtoi ai -kerkoj ndjese, nese kam gabuar". Ai eshte gjobitur me 500 sterlina dhe duhet te paguaje nje kosto tjeter prej 515 sterlinash. Vendimin e moren autoritet angleze qe po vezhgojne ne te gjithe territorin per te parandaluar transmetimin e ndeshjeve, nga platforma te huaja si ne rastin konkret, ku anglezet preferojne ato shqiptare, pasi kushtojne me lire ne treg.

A.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›