Masakra e shqiptarit, ther nje familje
Pavia- Masaker dhe tmerr, shuhet nje familje shqiptare ne Pavia te Italise. Tre trupat e pajete, mes te cileve dhe nje femije, jane gjetur pasditen e djeshme te zhytura ne nje pellg gjaku, pasi ishin therur barbarisht me nje thike. Policia e Milanos tha se viktimat jane Rina (Ndoj) Melyshi, 24-vjec, vajza e saj e mitur, vetem 3-vjece dhe motra 19-vjecare Ornela Ndoj. I dyshuar per krimin makaber sipas hetimeve paraprake dhe deshmise se dhene, eshte Alfred Melyshi, xhaxhai i vogelushes, i cili u dergua po i plagosur me thike ne spital dhe ka pranuar se kishte kryer masakren, pa dhene shpjegime te tjera. Me pas ka dashur te vrase veten, por nuk ia ka arritur qellimit. Anton Melyshi, bashkeshorti i 24-vjecares dhe babai i vajzes se vogel, nuk ndodhej ne shtepi dhe eshte gjetur ne rruge nga karabinieret. Kurse banoret e zones, kishin degjuar nje sherr midis dy familjeve shqiptare qe banonin ne pallatin e rruges "Buozzo", ne lindje te zones se Stradella. Me pas ishin pare dy te rinj qe vraponin dhe qellonin me pistolete, te shtenat e te cilave kane terrorizuar kalimtaret. Inicialet e tyre jane dhene nga policia, G. P., 26-vjec dhe A. G., 31-vjec qe ndodhen nen hetim. Fillimisht eshte dyshuar per nje ngjarje kriminale mes grupeve rivale dhe nje larje hesapesh, duke u hakmarre ne menyren me te pergjakshme.
"Isha une. I vrava une mbesen, kunaten dhe motren e saj". Kaq ka thene pasi eshte permendur i dyshuari Alfred Melyshi, 24-vjec. I riu eshte xhaxhai i vogelushes qe u gjet e pajete se bashku me nenen dhe tezen e saj ne apartament. Policia italiane i tha medieve, se Melyshi ka thene disa fjale ne gjuhen italiane, duke marre persiper masakren, por pa dhene motivet. Kur eshte pyetur se kush e kishte plagosur, ai eshte pergjigjur se "pasi vrava ato, tentova te vetevritesha, por pa sukses". Dyshohet se motivi i krimit te pashembullt e ka zanafillen tek konfliktet mes dy familjeve ne gjak me njera-tjetren, ndersa po hetohet per rolin e dy te rinjve qe jane pare teksa qellonin me pistolete nga dritaret e ballkoni i apartamentit dhe me pas ne rruge.
Grindjet sipas deshmitareve, kishin nisur shume kohe me pare mes dy familjeve qe rezultojne te kene edhe lidhje gjaku. Por policia italiane shprehet e rezervuar ne lidhje me rrethanat dhe motivet, deri ne rrefimin e plote te te dyshuarit qe po mjekohet ne spitalin "San Matteo" te Pavias. Edhe dje jane degjuar debate me ze te larte dhe me pas ulerima dhe te shtena pistolete. Kaq ka mjaftuar qe ne zone t'ia behte policia, kurse fqinjet te gjenin te lare ne gjak trupat e tre femrave, qe u identifikuan si shqiptare. Skena eshte pershkruar si e llahtarshme, pasi te ndjerat kishin plage ne te gjitha pjeset e trupit dhe ishin therur barbarisht, perfshi edhe vajzen 3 vjecare. Te paret qe mberriten pasditen e djeshme ne vendngjarje kane qene karabinieret dhe sherbimi spitalor 118. Edhe identifikimi ka qene i veshtire deri dy ore pas ngjarjes makabre. Trupat pa jete te vogelushes, nenes se saj Rina (Ndoj) Melyshi, dhe tezes Ornela Ndoj, u derguan ne morg, kurse Alfred Melyshi, vellai i Anton mlyshit, burrit te se ndjeres, po kurohet ne spital. Bashkeshorti i Rines punonte si murator dhe sipas policise, momentin e krimit nuk ndodhej ne banese.
Viktimat:
Rina (Ndoj) Melyshi, 24-vjece
Vajza e saj 3-vjece
Ornela Ndoj, 19-vjece, motra
I plagosur:
Alfred Melyshi, 24-vjec, i dyshuar per masakren
Nen hetim:
G. P., 26-vjec
A. G., 31-vjec
Dyshimet
Sipas hetimeve te kryera nga karabinieret e drejtuar nga Francesco Spera, ne rrugen e zones Stradella, nje nate me pare ishin degjuar edhe te shtena armesh nga banoret, qe vinin nga apartamenti ku banonte familja shqiptare. Madje ishin pare persona qe qellonin me arme nga dritaret apo ballkonet ne drejtim te njera-tjetres.
Konflikti
Konflikti mes dy familjeve ne gjak me njera-tjetren dyshohet te jete shkaku i ngjarjes tragjike te ndodhur pasditen e djeshme ne Pavia te Italise. Nuk dihet ende shkaku qe ka sherbyer per te ndezur gjakrat mes te afermve, por te shtenat e armeve jane pasuar nga nje krim edhe me monstruoz diten e djeshme.