Meta: LSI do e nxjerrë Shqipërinë nga kriza
Kryetari i LSI-së e ka vijuar fushatën e tij elektorale në qytetin e Shkodrës. Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh se Shkodra do të votojë LSI-në dhe Planin për Veprim që do të nxjerrë nga kriza Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. LSI-ja, theksoi Meta, vjen me një program të qartë për punësimin dhe për zhvillimin e bujqësisë. Me planin tonë për veprim do ta gjallërojmë bujqësinë, sepse 600 milionë euro importon sot Shqipëria vetëm ushqime. Plani ynë për Veprim, tha Meta, do ta shpëtojë bujqësinë, do të krijojë industrinë agropërpunuese dhe vetëm përmes këtij plani do ta shndërrojmë Shkodrën në një vend ku njerëzit jetojnë dhe punojnë të sigurt për të ardhmen dhe edukimin e fëmijëve të tyre.