E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: “LSI do t i japë fund benotizimit të Tiranës”

Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u rikthehet akuzave të tij për betonizimin e Tiranës, akuzë kjo ku pak kohë më parë u përdor fuqishëm ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. “Duke votuar për Aleancën Socialiste për Integrim, do të marrë fund betonizimi galopant i kryeqytetit tonë”, - tha dje Meta, gjatë hapjes së fushatës elektorale të Partisë së Gjelbër, e cila është pjesë e koalicionit “Aleanca Socialiste për Integrim”. Kreu i LSI-së theksoi se duhet të ndërgjegjësohen shqiptarët që vota e tyre për alternativën e gjelbër është vota për jetën, për shëndetin dhe për integrimin e sigurt të Shqipërisë në Evropë. “Ne jemi të kënaqur që kemi në koalicionin tonë Partinë e Gjelbër, e cila në këto zgjedhje do të tregojë seriozitetin e alternativës evropiane, që ajo përfaqëson në Shqipëri”, - tha Meta.
Ky lajm është publikuar: 04/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›