E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitën me armë, prokuroria kërkon 25 vjet burg

Autori i Lajmit: red.
Prokuroria ka lexuar për herë të dytë konkluzionet për të akuzuarit si grabitës të një agjencie këmbimi valutor në kryeqytet. Për këtë ngjarje gjykata është shprehur një herë, por Gjykata e Apelit e ka kthyer për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë. Prokurori i çështjes kërkoi dënimin e Fatjon Lilës dhe Mentor Kokës me 12 vjet heqje lirie si dhe dënimin e Jashar Metës me 6 muaj burg për moskallëzim krimi. Fatjon Lila dhe Mentor Koka janë shpallur fajtorë afro dy vjet më parë për akuzën e "Vjedhjes me armë e kryer në bashkëpunim", ndërsa Jashar Meta për "Moskallëzim krimi". Ata janë dënuar përkatësisht me nga 12 vjet, 10 vjet dhe 6 muaj heqje lirie. Të pandehurit, gjatë shqyrtimit gjyqësor, kishin kërkuar gjykim të shkurtuar, çka në përfundim të procesit u ka siguruar uljen e 1/3 së dënimit të marrë. Ngjarja për të cilën u dënuan të tre të pandehurit ka ndodhur rreth 8 muaj më parë në zonën e qendrës së kryeqytetit. Fatjon Lila dhe Mentor Koka kanë grabitur pikën e këmbimit valutor "Alaks". Ata sipas akuzës kanë hyrë të maskuar edhe me armë në lokal, ku më pas kanë marrë 100 mijë dollarë amerikanë. Menjëherë pas kësaj, ata janë larguar të ndihmuar edhe nga Jashar Meta, por jo për shumë kohë. Policia ra shpejt në gjurmët e tyre dhe arriti t i arrestonte të tre duke i dërguar përpara drejtësisë. Dje aventura e grabitësve u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë me 21 vjet e gjashtë muaj burg.
Ky lajm është publikuar: 04/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›